Exemple

Bern, me 15 Prill 2020

Të nderuar anëtarë të Shoqatës Korita Thërret,

Ju informojmë se, edhe këtë vit do të realizohet aksioni për shpërndarjen e pakove humanitare, në vendlindja.

Ky Aksion realizohet në fillim të muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Prandaj, ftojmë të gjithë të interesuarit, njerëzit human, donatorët e ndryshëm, që ti bashkëngjiten këtij aksioni, tanimë tradicional.

Aksioni për grumbullimin e mjeteve financiare do të zgjas deri të hënën, me 20 Prill 2020, ku më pas do të bëhet përgatitja dhe shpërndarja e pakove humanitare.

Për çfarëdo informacioni në lidhje me aksionin, mund ta kontaktoni anëtarin e kryesisë, Agim Demirin, në numrin e telefonit: +41 76 778 15 34.

Ju falënderojmë për ndihmën dhe kontributin që do ta jepni për këtë aktivitet humanitar.

Me respekt,

Kryesia e Shoqatës Korita Thërret

Read More →