Home / Category :
Thirrje për të gjithë bashkëfshatarët e fshatit Korite!
Me iniciative të disa banorëve të fshatit Koritë dhe shoqatës “Korita Thërret” njoftojmë se nesër, më datë 02.08.2024, mbas namazit të Xhumasë do të mbahet një mbledhje e rëndësishme për zgjedhjen e bashkësisë lokale të fshatit Koritë. Ftojmë të gjithë banorët e fshatit Korite të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në këtë mbledhje të rëndësishëm.
Të drejtën e kandidimit e kanë të gjithë banorët me prejardhje nga fshati Koritë.
Mbledhja do të zhvillohet në ambientet e shkollës së fshatit. Pjesëmarrja juaj është e një rëndësie të veçantë për të ardhmen e fshatit tonë.
Megjithëse pak me vonesë, ju lutem ta shpërndani këtë Ftesë.
Mirë se vini!
Koritë – Gostivar, me 28 Korrik 2024
Për herë të 9-të me radhë, në fshatin Koritë u mbajt manifestimi Tradicional, Korita Feston 2024, i cili manifestim organizohet nga shoqata Korita Thërret, e cila sivjet e shënoi jubileun e parë nga themelim i saj, ndërsa manifestimi vjen gjatë periudhës kur në vendlindje janë mërgimtarët.
Manifestimi edhe sivjet kishte grumbulluar me qindra banorë të Koritës dhe mysafirë tjerë. Festa u shoqërua me program të begatë kulturorë-artistik.
Në manifestimin Korita Feston, nga udhëheqësia e shoqatës që kujdeset për këtë Manifestim, u shpalosen edhe investimet që ka kryer gjatë një viti, gjegjësisht nga viti i kaluar e deri në mbajtje të manifestimit.
Kryetari i Shoqatës Korita Thërret, Xhemail Ismani tha se i gjithë ky organizim mban vulën e vullnetarëve dhe anëtarësisë e cila qëndron besnike me vite të tëra.
“Sivjet e kemi 10-të vjetorin e themelimit të shoqatës. Sivjet ka diçka më karakteristike, është se sivjet janë organizuar edhe lojërat, kanë ardhur njerëz edhe më shumë se sa kemi pritur. Ushqime, karakteristike është Bagerdari, është një ushqim tradicional. Jemi të kënaqur me pjesëmarrjen e banorëve. Neve kemi pasur disa aktivitete, kemi filluar prej Zvicrës, sidomos me aktivitetet sportive, pastaj kemi filluar me regjistrimin e popullatës së Koritës, e cila mendoj se është një nder projektet më të rëndësishme për Ne atje. Pastaj, kemi vazhduar edhe këtu. Kemi nderuar edhe një pushimore, atje vendi quhet te bunari i Xhemës, në drejtim të bjeshkës. Kemi bërë edhe disa rregullime të rrugëve. Tash, projektet për në të ardhmen janë dhe do të përqendrohemi në Kulturë, është një projekt afatgjatë ndërtimi i një muzeu, i cili besoj se brenda 1-2 vjet ajo punë do të arrihet. Qëllimi jonë është për t’i bashkuar më tepër rininë këtu, të vijnë rinia, ta njohin se kush janë, ku janë rrënjët e atyre, cilët janë të të parëve të tyre. Siç dihet, shumica jemi në Mërgim, jetojmë atje, vijmë këtu për dy javë ditë, edhe koha është aq shumë e shkurtër, saqë ikën shpejt. Kjo Festë na bashkon neve si Koritas.
Këtë vit atyre iu shoqërua edhe një delegacion nga Komuna e Gostivarit, me në krye ushtruesin e detyrës Kryetar i komunës së Gostivarit, Valbon Limani, i cili së bashku me organizatorin e përshëndeten këtë manifestim.
Limani ka uruar organizatorin që mundëson tubimin e koritasve për çdo vit, duket theksuar se traditën duhet ta vazhdojnë edhe më tej. Ai tha se pushteti lokal do vazhdoj t’i mbështes këto nisma.
“Kisha nderin dhe kënaqësinë të marr pjesë në manifestimin Korita Feston, i dhjeti jubilar me radhë, ku mirëpritem edhe mërgimtarët që kthehen në këtë periudhë të vitit. Biseduam me udhëheqësit e shoqatës Korita Thërret që me mundësitë që i kemi t’i ndihmojmë edhe më tutje në organizimin e këtyre manifestimeve dhe së bashku ta bëjmë më të mirën, posaçërisht në këtë periudhë të verës kur mërgimtarët kthehen këtu në shtëpitë e veta. Urova që ky Manifestim të zgjas edhe shumë vite tjera dhe pash një energji pozitive dhe një atmosferë të këndshme ku të gjithë mërgimtarët bashkë me ata që janë prej këtu, festojnë dhe i gërshetojnë traditat dhe zakonet të cilat i kemi si shqiptarë”, deklaroi kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani.
Organizatorët kanë falënderuar të gjithë ata të cilët kanë kontribuuar për organizimin edhe këtë vit, ndërsa premtuan se i njëjti do të vij edhe viteve të tjera, pasi rinia ka interesim për këtë organizim.
Festa ka vazhduar me zurle e tupanë, ndërsa për të pranishmit u shtrua drekë, e cila sivjet u përgatit nga vet banorët, si dhe u zhvilluan lojërat tradicionale.
Kujtojmë që për herë të parë, manifestimi Korita Feston u mbajt me 2 Gusht 2014.
Me 28 Korrik 2024, në organizim të Shoqatës Korita Thërret, në fshatin Koritë u mbajt manifestimi Korita Feston 2024.
Të nderuar bashkëfshatarë të fshatit Koritë.
Në vijim ju paraqesim programin për ditën e festës që do të mbahet nesër.
Përshëndetje të nderuar bashkfshatarë
Siç jemi në dijeni se nesër është dita e manifestimit „KORITA FESTON“.
I ftojmë tëgjithë pjesmarrësit me vetdëshirë që të sjellin gatesa të ndryshme si : peta, flia,rredhinka, petulica etj.
Gjithashtu i ftojmë që masovisht të vishemi me veshjen tonë tradicionale për ta prezantuar veshjen dhe kulturën tonë tradicionale të Koritës.
Me respekt
Kryesia e shoqatës Korita thërret
Të nderuar bashkfshatarë të fshatit Koritë.
Pushimorja e ndërtuar te vendi i quajtur „Bunari i Xhemës“ u kompletua me tavolina dhe ulëse, duke u bërë një vend i mrekullueshëm për relaksim, piknik apo pushim për të gjithë banorët dhe kalimtarë të ndryshëm.
Ky donacion vjen nga djemtë e Feleki Adilit me banim në fshatin Radiofcë.
Faleminderit djemve dhe baçit Feleki për këtë kontribut të jashtëzakonshëm dhe për dashurinë që tregojnë ndaj fshatit dhe shoqatës Korita Thërret.
Ndihma juaj është një shembull i shkëlqyer i bashkimit dhe përkushtimit për të mirën e përbashkët.
Faleminderit nga zemra!
Manifestimi “Korita Feston” – 2024
Të nderuar koritas,
Po afron DITA e ribashkimit dhe takimit vjetor, dita e Manifestimit “Korita Feston 2024”.
DITA festive e Korites, është DITA e njohjes dhe ritakimit me Koritën dhe koritasit, është DITA për tu çmall në vendin tonë të lindjes, është DITA për të kaluar rrugëve që kaluam Ne dhe të parët tanë.
Sivjet kemi takimin jubilar të dhjetë me rradhë që organizohet nën kujdesin e shoqatës Korita Thëret dhe të vetë Koritasve që do të mbahet me 28 Korrik 2024 me fillim në ora 11, te stadiumi i fshatit.
Në takime të tilla ku marrin pjesë rreth 500 Koritas nuk do të mungojnë këngët me çifteli, vallet me surle e tupanë, shfaqja e vlerave kombëtare të zonës së Malit të thatë e në veçanti ekspozimi i veshjeve kombëtare nga vajzat e Koritës. Por më e rëndësishme nga të gjitha është njoftimi, bashkëbisedimi dhe çmallja me njëri tjetrin. Në fund gjithë të pranishmit do të kenë mundësi të shijojnë ushqimin tradicional.
Riktheni KUJTIME nga e kaluara, kaloni çaste mbreslenëse dhe ndërtoni një të ardhme më të mirë për ju dhe familjet e juaja!
Mir’ se t’vini!
Të nderuar bashkëfshatarë,
Ju njoftojmë se disa prej projekteve të parapara për vitin 2024 kemi arritur ti kryejmë me sukses.
Konkretisht:
– Ndërtimi i pushimores te bunari i Xhemës,
– Riparimi i murit rrethues të shkollës,
– Vendosja e telave të stadiumit të shkollës,
– Rregullimi dhe tamponimi i rrugës për te bunari i Xhemës,
– Pastrimi i Ambulancës.
Gjithashtu, ju njoftojmë se aksioni për mbledhjen e donacioneve për projektet e lartpërmendura mbaron më 15.07.2024 dhe pas kësaj date do të publikohen emrat e donatorëve.
Në vazhdim do t’ju sjellim disa foto-video të projekteve të përfunduara.
Me respekt,
Kryesia e shoqatës “Korita Therret”.
Përshëndetje të nderuar bashkfshatarë.
Siç jeni të informuar per projektet në Katund.
1.- Puna për ndërtimin e „PUSHIMORES“ vazhdon.
2.- Rruga për te bunari i Xhemës (Bunari i qelbët) sot është shtuar me Tucanik.
3.- Puna te muri i shkollës është duke vazhduar.
Falimenderit kompanise „Ndërmarrja ndërtimore“ me pronare Muzafet Selimi që përkujdeset për ndërtimin e Pushimores.
Faliminderit Xhenur Ziberit për ndërtimin e murit të shkollës.
Nje falënderim i veçantë shkon për përfaqësuesit e shoqatës në vendlindje e kryesuar nga Bejtulla Nuhiu që bëjnë organizimin e gjithë projekteve të lartpërmendura.
Siç dihet, këto projekte realizohen nga fondi i shoqatës „KORITA THËRRET“, prandaj jemi falënderues gjithë anëtarëve të shoqatës.
Njëkohsisht falënderojmë edhe donatorë të ndryshëm të cilët nuk kanë ngurruar për të participuar në këto projekte.
Në ditët në vijim do ti bëjmë publike edhe donatorët që kanë kontribuar në realizimin e projekteve.
Donacionet janë burimet kryesore për zhvillimin e vendit tonë, prandaj çdo donacion është i mirëpritur.
Në vijim do tju sjellim disa foto dhe video të inçizuara gjatë punimeve.
Me respek Kryesia e shoqatës Korita Thërret.
Faqja zyrtare e Shoqatës Korita Thërret