15, Apr 2020
Ftesë për pjesëmarrje në aksionin humanitar gjatë muajit të Ramazanit 2020

Bern, me 15 Prill 2020

Të nderuar anëtarë të Shoqatës Korita Thërret,

Ju informojmë se, edhe këtë vit do të realizohet aksioni për shpërndarjen e pakove humanitare, në vendlindja.

Ky Aksion realizohet në fillim të muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Prandaj, ftojmë të gjithë të interesuarit, njerëzit human, donatorët e ndryshëm, që ti bashkëngjiten këtij aksioni, tanimë tradicional.

Aksioni për grumbullimin e mjeteve financiare do të zgjas deri të hënën, me 20 Prill 2020, ku më pas do të bëhet përgatitja dhe shpërndarja e pakove humanitare.

Për çfarëdo informacioni në lidhje me aksionin, mund ta kontaktoni anëtarin e kryesisë, Agim Demirin, në numrin e telefonit: +41 76 778 15 34.

Ju falënderojmë për ndihmën dhe kontributin që do ta jepni për këtë aktivitet humanitar.

Me respekt,

Kryesia e Shoqatës Korita Thërret

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Programi për Manfestimin Korita Feston 2024

Të nderuar bashkëfshatarë të fshatit Koritë. Në vijim ju paraqesim programin për ditën e festës që do të mbahet nesër.

Ftesë MBLEDHJE VJETORE

Ftesë MBLEDHJE VJETORE Ftohen banorët me origjinë nga fshati Koritë që jetojnë në Zvicër, të marrin pjesë në Mbledhjen Vjetore…