18 May, 2026
1 category
Ftesat dhe mikpritja nga bashkëfshatarët tanë nuk kanë të ndalur!
Në kuadër të vizitës së bashkëfshatarëve nga Zvicra në Hamburg, organizuar nga Shoqata “Korita Thërret”, po përjetojmë respekt, dashuri dhe mikpritje të jashtëzakonshme nga bashkëfshatarët tanë.
Fillimisht, falënderojmë Bajram Memedin, kryetarin e Degës së Shoqatës “Korita Thërret” në Hamburg, i cili na ftoi për darkë në kopshtin e tij, duke na ofruar një atmosferë natyrore, të ngrohtë dhe të mrekullueshme me mikpritje vëllazërore.
Një falënderim i veçantë edhe për imamin e Xhamisë së Gjelbër në Seevetal, Ensar Sinanin, i cili na shoqëroi në darkën e shtruar nga Bajram Memedi, duke na nderuar me praninë dhe respektin e tij.
Falënderim të veçantë edhe për anëtarët e kryesisë së degës në Hamburg: Shehip Memedin, Daut Ziberin, Sabidin Bekteshin, Lifet Xhaferin dhe Halil Selimin për respektin, angazhimin dhe mikpritjen e tyre gjatë qëndrimit tonë.
Gjithashtu, bashkëfshatari ynë i nderuar Hebip Sallai shtroi darkë për musafirët nga Zvicra në restorantin “Dakat”, ndërsa pronari i restorantit, Ndalim Nuhiu, na mirëpriti me shumë respekt dhe bujari.
Po ashtu, falënderim i sinqertë edhe për Sabidin Bekteshin, i cili na ofroi një drekë/mëngjes me shumë zemërgjerësi dhe respekt.
Faliminderit shumë të gjithëve për mikpritjen, respektin dhe zemrën e madhe!
Inshallah ua kthejmë me të mira!
Category: Aktivitete