28 June, 2026
2 categories
Të nderuar bashkëfshatarë dhe anëtarë të Shoqatës “Korita Thërret”,
Me kënaqësi ju njoftojmë se, ashtu siç ju kemi informuar edhe më parë, projektet e Shoqatës “Korita Thërret” kanë filluar të realizohen.
Qëllimi ynë është ruajtja e trashëgimisë historike, kulturore dhe përmirësimi i infrastrukturës së fshatit tonë. Projektet që kanë nisur janë:
1. Shndërrimi i shkollës së fshatit në Muzeun e Koritës, i cili përfshin:
* a. Ndërrimin e dritareve të shkollës me dritare të reja.
* b. Riparimin e dëmtimeve të fasadës.
* c. Ndërrimin e dyerve të klasave me dyer të reja.
2. Vendosja e një pllake përkujtimore në nderim të Koritasve që u morën me dhunë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u ekzekutuan nga pushteti sllavo-komunist, si dhe në kujtim të të gjithë atyre që ranë në beteja për mbrojtjen e vendit dhe të popullit Shqiptar nga forcat komuniste jugosllave dhe bullgare.
3. Rregullimi (riparimi) i Rrugës së Shqiponjës.
4. Ndriçimi i monumentit të Shqiponjës me sistem ndriçimi diellor (solar).
5. Organizimi i manifestimit tradicional “Korita Feston”.
Ftojmë të gjithë bashkëfshatarët, miqtë dhe dashamirët e Koritës të bëhen pjesë e këtyre projekteve. Çdo donator është i mirëpritur dhe çdo kontribut, pa marrë parasysh shumën, është një ndihmë e çmuar për realizimin e këtyre projekteve dhe për zhvillimin e fshatit tonë.
Falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të mbështesin Shoqatën “Korita Thërret”. Vetëm të bashkuar mund ta ruajmë historinë, traditën dhe identitetin e Koritës, duke lënë një trashëgimi të vyer për brezat që do të vijnë.
Me respekt,
Shoqata “Korita Thërret”
Tags: Projekte
Category: Aktivitete, Projekte



