Falënderim për përfaqësuesen tonë të futbollit

Falenderojmë nga zemra ekipin e futbollit që përfaqësoi me dinjitet Shoqatën “KORITA THËRRET” në turneun e organizuar nga UNIONI I SHOQATAVE TË GOSTIVARIT NË MËRGIM.

Një falënderim i veçantë shkon për kryesuesin e ekipit, Valdet Ismani, si dhe për Agim Demirin dhe Emin Eminin, të cilët ishin gjatë gjithë kohës në krah të ekipit tonë. Gjithashtu falenderojmë lojtarët:

Valdet Ismani

Berat Ismani

Amir Memedi

Haqim Ameti

Emin Shaqiri

Afrim Selami

Nezir Selimi

Senad Selimi

Përfaqësuesja jonë arriti tri fitore dhe një barazim, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale.

Krenarë për përkushtimin, frymën ekipore dhe profesionalizmin tuaj. Faleminderit për përfaqësimin e shkëlqyer të shoqatës sonë! ⚽🤝

Me respekt,Shoqata “Korita Thërret”

Publikime të ngjashme