Lajmërim

Shoqata Korita Thërret ka vendosur të organizojë një vizitë tek bashkëfshatarët tanë në Hamburg të Gjermanisë më datën 14.05.2026.

Qëllimi i kësaj vizite është takime vëllazërore.

Të interesuarit mund të paraqiten te kryesia e shoqatës, në mënyrë që të organizojmë transport të përbashkët.

Ftojmë të gjithë bashkëfshatarët nga fshati Koritë, me banim në Zvicër por edhe nga vendlindja, që të na bashkohen në këtë vizitë.

Gjatë qëndrimit në Hamburg do të kemi mundësinë:

  • takim me bashkëfshatarët tanë,
  • vizita të bizneseve të ndryshme të bashkëfshatarëve,
  • vizita familjare,
    Ndërsa më datën 16.05.2026, në orën 14:00, do të mbahet një mbledhje informative rreth Shoqatës Korita Thërret, në lokalin e Sali Shaqirit.

Ju mirëpresim të gjithëve!

Publikime të ngjashme