Pas kryerjes së investimeve në rrafshimin e dyshemesë dhe lyerjes së hapësirës, u vu në përdorim bodrumi i ambulantës së Koritës
Bern/Koritë, me 2 Shtator 2019
Një nga punët e kryera këtë vit nga Shoqata Korita Thërret, është edhe rrafshimi me glazurë finale (Ybercug) i dyshemesë së bodrumit të ambulantës së fshatit Koritë.
Punën pa asnjë pagesë e ka kryer, firma e specializuar, “FE Boden”, me pronar z. Mitalip Adilin nga Radiofca, me prejardhje nga Korita, të cilin e falënderojmë për kontributin në kryerjen e këtij projekti.
Materiali me gjithë transportin ka kushtuar 370 Euro dhe është paguar nga buxheti i Shoqatës.
Përveç rrafshimit të dyshemesë, është lyer edhe hapësira e bodrumit dhe ky investim ka kushtuar 204 Euro.
Ky është investimi i parë në objektin e ambulantës së Koritës, që nga koha kur ky objekt është ndërtuar në fillim të viteve të 90-ta.
Arsyeja e këtij intervenimi/investimi është që ky objekti i rëndësishëm i ndërtuar nga vet banorët, të mirëmbahet dhe të bëhet funksional, për nevojat e fshatit dhe shoqatës.
Në të ardhmen, këtu do të jetë edhe zyra e shoqatës.
Shoqata Korita Thërret