Të nderuar bashkëfshatarë të fshatit Koritë,

Siç dihet, Shoqata “Korita Thërret” çdo vit mban mbledhjen vjetore me Asamblenë e Përgjithshme. Edhe këtë vit u mbajt mbledhja vjetore, gjatë së cilës u bë edhe ndryshimi i kryesisë së shoqatës.

Nga udhëheqësia e deritanishme dhanë dorëheqje:

• Havzi Selimi

• Agim Demiri

• Shpend Sallai

• Habi Jusufi

• Myrtezan Arifi

Në emër të Shoqatës “Korita Thërret”, i falënderojmë përzemërsisht për kontributin dhe përkushtimin e dhënë ndaj shoqatës.

Kryesia e re u zgjodh prej 5 anëtarëve:

• Xhemail Ismani – Kryetar

• Alivebi Kodra – Anëtar kryesie

• Fekret Muaremi – Anëtar kryesie

• Besir Emini – Anëtar kryesie

• Femi Muaremi – Anëtar kryesie

Kryesinë e re e falënderojmë për përgjegjësinë që ka marrë dhe i urojmë suksese dhe punë të mbarë në vazhdim.

Shoqata KORITA THËRRET

Publikime të ngjashme