8, Jun 2022
Manifestimi Korita Feston 2022, do të mbahet me 23 Korrik

Manifestimi Korita Feston 2022, do të mbahet me 23 Korrik

Kryesia e Shoqatës Korita Thërret në Zvicër, në mbledhjen e fundit, ka Vendosur që pas dy viteve pushim, për shkak të pandemisë me virusin Korona, ta organizoje sërish manifestimin tradicional, Korita Feston.

Manifestimi i sivjetmë do të mbahet mesditën e ditës së Shtunë, me 23 Korrik, te stadiumi i fshatit.

Këngët me çifteli dhe vallet me surle e tupanë do ta madhështojnë manifestimin e vetëm të koritasve, të cilët në një ditë të vetëm, kthehen në vendin e të parëve të tyre, për të festuar e takuar, për t’u njohur e çmallur midis veti.

Gjithashtu, është paraparë që për të pranishmit, të përgatitet edhe ushqim.

Që tani, Kryesia e Shoqatës Korita Thërret, i FTON koritasit, të marrin pjesë në festën e fshatit, festën e Koritës sonë.

Me respekt,

Kryesia e Shoqatës Korita Thërret

Bern, me 8 Qershor 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Grumbullohen 8000 mijë franga dhe 1900 euro për pakot humanitare RAMAZANI 2020

Të nderuar anëtarë të Shoqatës Korita Thërret, JU informojmë se, për Aksionin Humanitar që do të realizohet në fillim të…

NJOFTIM: Mbledhje vjetore me 17.01.2026

LAJMËRIM Të nderuar bashkëfshatarë të fshatit Koritë, Shoqata “Korita Thërret“ ju njofton se do të mbajë mbledhjen vjetore më: 17…

U mbajt manifestimi i 6-të, KORITA FESTON 2019

Koritë/Gostivar, me 28 Korrik 2019 Manifestimin e shpalli të hapur kryetari i Shoqatës Korita Thërret, z. Nazyf Nuhiu, i cili…