17, Feb 2024
Shoqata Korita Thërret uron ditën e Pavarësisë së Kosovës

Në ditën e Pavarësisë së Kosovës, dëshirojmë të shprehim ndjenjat tona më të thella të lumturisë dhe krenarisë për vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë.
Ju keni shkruar një kapitull të ri në historinë tonë, duke treguar guxim, rezistencë dhe përkushtim për lirinë dhe pavarësinë.

Në këtë ditë të shenjtë për gjith Shqiptarët, ne si shoqatë e Fshatit Korite „KORITA THËRRET“ ju dërgojmë urime të ngrohta dhe dëshirojmë që dita e Pavarësisë të jetë një ditë për të festuar, për të mbushur zemrat me krenari dhe për të shprehur solidaritetin tonë me vëllezërit tanë Shqiptarë të Kosovës.

Le të kujtojmë sakrificat dhe përpjekjet e atyre që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe të ndjehemi të privilegjuar për të qenë pjesë e kësaj historie të ndritur.
Urime Kosovë, urime Shqiptari.
Çdo sukse i juaj është sukse i jonë.

Në emër të shoqatës „KORITA THËRRET“ të Fshatit Koritë ju urojme pavarsinë e Kosovës gjith Shqiptarëve.

Ju lumtë, Kosovë! 🇽🇰
Ju lumtë, Shqiptari! 🇦🇱

Kryesia e Shoqatës „Korita thërret“
Bern, Zvicërr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Urime muaji i shenjtë i Ramazanit

Urime muaji i shenjtë i Ramazanit nga Shoqata Korita Thërret

Përgatitjet e fundit për Manifestimin Tradicional KORITA FESTON 2022

Të nderuar koritas, Po afron DITA e ribashkimit dhe takimit vjetor, dita e Manifestimit “Korita Feston 2022”. 23 Korriku është…

Mirë se vini në manifestimin, Korita Feston 2023

Miq të nderuar kudo që ndodheni, Me kënaqësinë më të madhe Ju ftojmë që të merrni pjesë në manifestimin tashmë…