Shoqata “Korita Therret” në Turnirin e Futbollit – Një Hap Përpara!
Sot, ekipi ynë i futbollit, përfaqësues i shoqatës “Korita Therret”, mori pjesë në turnirin e futbollit të organizuar nga „Unioni i shoqatave shqiptare të Gostivarit në mërgim“ dhe arriti deri në çerekfinale. Edhe pse konkurrenca ishte e fortë, ne treguam shpirt garues dhe arritëm një rezultat më të mirë se vitin e kaluar.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë lojtarët tanë, të cilët luajtën me profesionalizëm dhe me një përkushtim të madh për të ngritur lart emrin e fshatit tonë , Koritë.
Faleminderit që nuk ngurroni të jepni gjithçka nga vetja për ta lartësuar komunitetin tonë! Me këtë shpirt bashkimi dhe përkushtimi, jemi të bindur se në turniret e ardhshme do të kemi edhe më shumë sukses.
Urime dhe krenari për Koritën!
Ju lumtë, rini koritase!
Leave a Reply