**Njoftim për suksese të jashtëzakonshme të Besart (Besim) Memedi në garat e informatikës kombëtare dhe ndërkombëtare**
Me një ndjenjë të thellë krenarie dhe respekti, Shoqata „Korita Thërret“ me qendër në Bern të Zvicrrës, dëshiron të përgëzojë studentin e shquar të Informatikës, Besart (Besim) Memedi, me rrënjë nga fshati Koritë, me të cilën ka korrur suksese të mëdha në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në vitin 2023, Besarti mori pjesë në garat kombëtare **Swisskills IT Software** të Zvicrës, ku arriti të fitojë vendin e parë, në një konkurrencë jashtëzakonisht të fortë.
Ky sukses, i cili është dëshmi e punës së tij të palodhur dhe përkushtimit ndaj fushës së informatikes, na mbushi të gjithëve me krenari.
Por Besarti nuk u ndal këtu! Ai përfaqësoi me dinjitet Zvicrën edhe në garën botërore **WorldSkills 2024 **, e cila u mbajt në Lion të Francës. Në këtë ngjarje prestigjioze, e cila mbahet çdo dy vjet dhe përfshin pjesëmarrës nga vendet më të zhvilluara të botës në fushën e informatikes, Besarti tregoi aftësi të jashtëzakonshme, duke u radhitur në vendin e pestë në botë.
Ky rezultat i lartë vjen pas një konkurrimi të ngushtë me studentë të shkëlqyer nga Kina, Koreja, Hungaria, Brazili, Japonia, Gjermania dhe vende të tjera të njohura për zhvillimet e tyre teknologjike.
Ne, bashkëfshatarët e Besartit, ndjehemi tejet krenarë për këto arritje të larta. Edhe pse Besarti me intelegjencën dhe punën e tij na bindë që të mos kemi asnjë dyshim se ai do të vazhdojë të shkëlqejë dhe ta arrijë majën e suksesit në arenën ndërkombëtare.
Shoqata „Korita Thërret“ dhe të gjithë bashkëfshatarët japim mbështetje të pakursyer për rininë tonë të mrekullueshme, e cila me punën dhe përkushtimin e saj edukativ dhe profesional na bën të ndihemi krenarë. Në veçanti, duam të përgëzojmë familjen e Besim Memedit për përkushtimin e tyre dhe për këtë arritje të jashtëzakonshme të djalit të tyre, Besartit, i cili tashmë është radhitur në mesin e më të mirëve në botë në fushën e IT Software.
Sukseset e tij janë inspirim për ne të gjithë dhe një shembull i shkëlqyeshëm për brezat e ardhshëm.
**Urime dhe suksese të mëtejshme, Besart!**
Shoqata „Korita Thërret



Leave a Reply