26, Dec 2019
Shoqata Korita Thërret ndihmon Shqipërinë m 19 mijë e 110 Euro dhe me 1400 franga zvicerane

Tiranë/Gostivar, me 25 Dhjetor 2019 Një delegacion i degës së Shoqatës Korita Thërret nga Hamburgu i Gjermanisë, i kryesuar nga kryetari Halil Selimi, anëtarët Shehip Memedi, Megdi Bekteshi dhe Daut Ziberi, kanë qëndruar në Tiranë, ku janë takuar me themeluesin e fondacionit Firdeus, hoxhën Elvis Naçin. Ata, në emër të…

2, Dec 2019
Aksion humanitar për mbledhjen e mjeteve financiare për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Njoftim Njoftohen të gjithë banorët me prejardhje nga fshati Koritë, me banim në Hamburg të Gjermanisë, se Shoqata Korita Thërret ka ndërmarrë një Aksion për grumbullimin e mjeteve në të holla, për të ndihmuar sadopak të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Aksioni është vullnetarë dhe vlera e kontributit është sipas…

19, Nov 2019
Mbledhjen e 5-të vitit 2019, kryesia e Shoqatës Korita Thërret e mbajti në Thurgau

Frauenfeld/TG, me 16 Nëntor 2019 Të shtunën me 16 Nëntor 2019, në qytetin e Frauenfeld-it në Kanton Thurgau të Zvicrës, kryesia e rizgjedhur e shoqatës Korita Thërret, e mbajti mbledhjen e 5-të për këtë vit. Në mbledhje morën pjesë të gjithë anëtarët e kryesisë, poashtu edhe anëtari më i ri,…

23, Oct 2019
Fabrika e Ujit Maya ka dhuruar 400 shishe ujë në manifestimin Korita Feston 2018

Bern/Koritë, me 23 Tetor 2019 Fabrika e Ujit Maya me drejtues z. Kujtim Dearin, e ka dhuruar 400 shishe ujë 0.5 litra, për Manifestimin Korita Feston 2019. PËRZEMËRSISHT falënderojmë Kujtimin dhe fabriken që gjendet në fshatin Gari të komunës së Dibrës, për kontributin dhe ndihmesën. Me respekt, nga Kryesia e…

15, Oct 2019
Fabrika e Ujit Aquatika ka dhuruar 400 shishe ujë në manifestimin Korita Feston 2018

Bern/Koritë, me 15 Tetor 2019 Fabrika e Ujit Aquatika, me seli në Preglovë të komunës së Pllasnicës, për Manifestimin Korita Feston 2018, ka dhuruar 400 shishe me ujë. PËRZEMËRSISHT falënderojmë, drejtuesit e kësaj fabrike për kontributin dhe ndihmesën. Me respekt, nga Kryesia e Shoqatës Korita Thërret

13, Oct 2019
Shoqata edhe me faqe zyrtare në Internet, www.koritatherret.com

Bern/Koritë, me 13 Tetor 2019 Përshëndetje banorë të fshatit Koritë dhe anëtarë të Shoqatës Korita Thërret, Ju informojmë se tashmë shoqata ka edhe faqen zyrtare në Internet. Kjo faqe, përveç se do të shërbej për informim, gjithashtu do të jetë një bazë me të dhëna të shumta për çdo aktivitet…

23, Sep 2019
Ftesë për pjesëmarrje në Mbledhje me datë 26.10.2019

Ftesë për pjesëmarrje në Mbledhje Të nderuar banorë të fshatit Koritë që jetoni në Zvicër, Ju ftojmë të merrni pjesë në Mbledhjen e përbashkët vjetore me kryesinë e Shoqatës Korita Thërret, ku do të bashkëbisedohet për punët dhe projektet e kryera gjatë vitit 2019-të, do të raportohet për gjendjen e…

15, Sep 2019
Shoqata furnizohet me orendi të nevojshme

Bern, me 15 Shtator 2019 Gjatë 2019-ës, Shoqata Korita Thërret përveç investimeve kryesisht në infrastrukturë, gjithashtu ka bërë edhe investime afatgjate me furnizimin me orendi të nevojshme për shoqatën. Janë blerë dhjetë tavolina që kryesisht përdoren për organizime, siç është Korita Feston, dy tavolina të larta dhe një pajisje eletronike…

2, Sep 2019
Pas investimeve, u vu në përdorim bodrumi i ambulantës së Koritës

Pas kryerjes së investimeve në rrafshimin e  dyshemesë dhe lyerjes së hapësirës, u vu në përdorim bodrumi i ambulantës së Koritës Bern/Koritë, me 2 Shtator 2019 Një nga punët e kryera këtë vit nga Shoqata Korita Thërret, është edhe rrafshimi me glazurë finale (Ybercug) i dyshemesë së bodrumit të ambulantës…

1, Sep 2019
Ndërtohet Skenë e punuar me Gurë në stadiumin e fshatit Koritë

Bern/Koritë, me 1 Shtator 2019 Një Skenë e punuar me Gurë, është ndërtuar në stadiumin e fshatit Koritë. Ky Projekt u propozua nga kryesia e Shoqatës Korita Thërret dhe u miratua nga Këshilli i Përgjithshëm, si një nga punët që do të kryhet në vitin 2019. Skena për herë të…