26, Dec 2019
Shoqata Korita Thërret ndihmon Shqipërinë m 19 mijë e 110 Euro dhe me 1400 franga zvicerane

Tiranë/Gostivar, me 25 Dhjetor 2019

Një delegacion i degës së Shoqatës Korita Thërret nga Hamburgu i Gjermanisë, i kryesuar nga kryetari Halil Selimi, anëtarët Shehip Memedi, Megdi Bekteshi dhe Daut Ziberi, kanë qëndruar në Tiranë, ku janë takuar me themeluesin e fondacionit Firdeus, hoxhën Elvis Naçin.

Ata, në emër të Shoqatës Korita Thërret, fondacionit Firdeus i dorëzuan 19.110 euro (nëntëmbëdhjetë mijë e njëqind euro) dhe 1400 (njëmijë e katërqind franga zvicerane), mjete këto të grumbulluara për ta ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit të 26 Nëntorit, ku përveç dëmeve të shumta materiale, pati edhe jetë të humbura njerëzish dhe shumë të lënduar.

Tërmeti i nëntorit i dridhi por edhe i bashkoi edhe zemrat tona shqiptare si banorët të Koritës së Gostivarit, kudo që jemi të shpërndarë nëpër botë. Prandaj, Ne me modesti si shoqatë Korita Thërret, thirrëm banorët tanë ti bashkëngjiten aksionit për grumbullimin e mjeteve financiare në Hamburg të Gjermanisë, për ta ndihmuar sadopak Shqipërinë Nënë dhe vëllezërit tanë shqiptarë, në këto momente të vështira. Mbi 19 mijë euro dhe mbi 1400 franga zvicerane, janë mjete të grumbulluara nga data 2 Dhjetor e deri me 15 Dhjetor sa zgjati aksioni.

Falënderojmë hoxhën e nderuar Elvis Naçin, që gjeti kohë për Ne si kryesi për t’ia dorëzuar amanetin e koritasve për Shqipërinë.

Falënderojmë të gjithë banorët të Koritës, në Gjermani, Zvicër, por edhe dhjetëra humanistë tjerë nga vise të ndryshme, që pozitivisht dhe në masë të madhe iu bashkuan dhe i besuan aksionit të Shoqatës Korita Thërret.

Kujtojmë që si çdo shqiptarë, shumë anëtarë të shoqatës tonë Shqipërinë e kanë ndihmuar në forma të ndryshme dhe në mënyrë vetanake.

Pason lista e personave që dhuruan mjete në të holla për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Lista e anëtarëve dhe donatorëve për vitin 2023

Të nderuar bashkëfshatarë të Fshatit Koritë. Si çdo vit edhe këtë vit, shoqata „KORITA THËRRET“ publikon listën e anëtarëve dhe…

Turneu në Futboll, Korita Thërret

Turneu në Futboll, Korita Thërret – Sporti Shqiptar në Mërgim 177 (17.12.23) realizimi: www.radiovala.com, Autor dhe Udhëheqës, Kasam Selimi

Urime muaji i shenjtë i Ramazanit

Urime muaji i shenjtë i Ramazanit nga Shoqata Korita Thërret