2, Sep 2019
Pas investimeve, u vu në përdorim bodrumi i ambulantës së Koritës

Pas kryerjes së investimeve në rrafshimin e  dyshemesë dhe lyerjes së hapësirës, u vu në përdorim bodrumi i ambulantës së Koritës

Bern/Koritë, me 2 Shtator 2019

Një nga punët e kryera këtë vit nga Shoqata Korita Thërret, është edhe rrafshimi me glazurë finale (Ybercug) i dyshemesë së bodrumit të ambulantës së fshatit Koritë.

Punën pa asnjë pagesë e ka kryer, firma e specializuar, “FE Boden”, me pronar z. Mitalip Adilin nga Radiofca, me prejardhje nga Korita, të cilin e falënderojmë për kontributin në kryerjen e këtij projekti.

Materiali me gjithë transportin ka kushtuar 370 Euro dhe është paguar nga buxheti i Shoqatës.

Përveç rrafshimit të dyshemesë, është lyer edhe hapësira e bodrumit dhe ky investim ka kushtuar 204 Euro.

Ky është investimi i parë në objektin e ambulantës së Koritës, që nga koha kur ky objekt është ndërtuar në fillim të viteve të 90-ta.

Arsyeja e këtij intervenimi/investimi është që ky objekti i rëndësishëm i ndërtuar nga vet banorët, të mirëmbahet dhe të bëhet funksional, për nevojat e fshatit dhe shoqatës.

Në të ardhmen, këtu do të jetë edhe zyra e shoqatës.

Shoqata Korita Thërret

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Anëtarësia 2026, pagesa tani edhe me TWINT

ANËTARËSIA 2026 Të nderuar bashkëfshatarë të fshatit Koritë, Ju njoftojmë se ka filluar procesi i anëtarësimit për vitin 2026 në…

Kryesia e re e Shoqatës Korita Thërret

Kryesia e re e Shoqatës Korita Thërret Xhemail Ismani – Kryetar Havzi Selimi – Arkëtar Agim Demiri – Arkëtar Shpend…

Shoqata Korita Thërret, ORGANIZON Turne në Futboll të vogël

Shoqata Korita Thërret, ORGANIZON Turne në Futboll të vogël Të nderuar koritas në Zvicër, Të nderuar dashamirë të futbollit, Ju…