Ftesë për pjesëmarrje në Mbledhje

Të nderuar banorë të fshatit Koritë që jetoni në Zvicër,

Ju ftojmë të merrni pjesë në Mbledhjen e përbashkët vjetore me kryesinë e Shoqatës Korita Thërret, ku do të bashkëbisedohet për punët dhe projektet e kryera gjatë vitit 2019-të, do të raportohet për gjendjen e shoqatës, do të bashkëbisedohet dhe vendoset për punët që do ti kryejmë gjatë vitit të ardhshëm.

Për propozimet dhe mendimet e sicilit do të diskutohet në Mbledhje dhe do të vendosen me shumicë e votës së të pranishmëve.

Gjithashtu, si pikë e rendit të ditës do të jenë edhe ndryshimet në Kryesi.

Të mirëseardhur janë personat që kanë vullnet, dëshirë dhe gatishmëri që me idetë dhe risitë e tyre, të kontribuojnë në zhvillimin e Shoqatës Korita Thërret.

Mbledhja do të mbahet të shtunën me 26 Tetor 2019 nga ora 20:00, në lokalin në adresën Freiburgstrasse 524, 3172 në Bern.

Me respekt,Kryesia e Shoqatës Korita Thërret në Zvicër

Publikime të ngjashme