8, Jun 2022
Manifestimi Korita Feston 2022, do të mbahet me 23 Korrik

Manifestimi Korita Feston 2022, do të mbahet me 23 Korrik

Kryesia e Shoqatës Korita Thërret në Zvicër, në mbledhjen e fundit, ka Vendosur që pas dy viteve pushim, për shkak të pandemisë me virusin Korona, ta organizoje sërish manifestimin tradicional, Korita Feston.

Manifestimi i sivjetmë do të mbahet mesditën e ditës së Shtunë, me 23 Korrik, te stadiumi i fshatit.

Këngët me çifteli dhe vallet me surle e tupanë do ta madhështojnë manifestimin e vetëm të koritasve, të cilët në një ditë të vetëm, kthehen në vendin e të parëve të tyre, për të festuar e takuar, për t’u njohur e çmallur midis veti.

Gjithashtu, është paraparë që për të pranishmit, të përgatitet edhe ushqim.

Që tani, Kryesia e Shoqatës Korita Thërret, i FTON koritasit, të marrin pjesë në festën e fshatit, festën e Koritës sonë.

Me respekt,

Kryesia e Shoqatës Korita Thërret

Bern, me 8 Qershor 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

(Video) Shoqata “Korita Thërret” ndan 100 Pako ushqimore për familjet në nevojë

Bern, me 28 Prill 2020 KORITASIT GJITHMONË I KUJTOJNË SKAMNORËT PËR RAMAZAN Të nderuar anëtarë të Shoqatës Korita Thërret, JU…

Nga 1 marsi fillon procesi i regjistrimit të mërgatës së RMV-së

Një hap historik dhe një përgjegjësi kombëtare e qytetare për shtetasit e Republikës së Maqedonisës së Veriut…Nga nesër, e hënë,…

Shoqata Korita Thërret uron ditën e Pavarësisë së Kosovës

Në ditën e Pavarësisë së Kosovës, dëshirojmë të shprehim ndjenjat tona më të thella të lumturisë dhe krenarisë për vëllezërit…