30, Sep 2017
U mbajt Mbledhja e parë pas Manifestimit KORITA FESTON 2017

Kryesia e Shoqatës KORITA THËRRET në Zvicër, në përbërje të plotë mbajti Mbledhjen e parë pas Organizimit të Manifestimit Tradicional KORITA FESTON 2017.

Në përgjithësi Manifestimi i mbajtur me 30 Korrik të Vitit 2017 është vlerësuar i mirë, sigurisht mundësi për tu përmirësuar dhe pasuruar me aktivitete dhe programe tjera në vitet e ardhshme.

Kryesia shpreh publikisht Falënderime dhe Mirënjohje për të gjithë Anëtarët, Mbështetësit dhe Përkrahësit e Shoqatës Korita Thërret, të cilët mundësojnë që të mbahet Manifestimi Tradicional dhe të krijohet një fond që do të shfrytëzohej në dobi të fshatit Koritë.

Falënderojmë për pjesëmarrje edhe Delegacionin e Komunës së Gostivarit, të kryesuar nga Kryetari, z. Nevzat Bejta.

Në këtë takim u VENDOS që me 2 Dhjetor 2017 në Bernë,
Mbledhja e radhës e Kryesisë së Shoqatës të mbahet me banorët e Koritës të cilët jetojnë në Zvicër.

Me respekt,

Kryesia e Shoqatës KORITA THËRRET
Bernë,/Zvicër, me 30 Shtator 2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Klubi i Shoqatës Korita Thërret hap bunarë për nevojtarët në Pakistan

Bern, me 7 Prill 2021 Klubi i Shoqatës Korita Thërret, Ju falënderon nga zemra të gjithëve anëtarëve për këtë Projekt…

Shoqata Korita Thërret: Ju shprehim falënderimet tona më të sinqerta për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe të fuqishme

Falënderim Të nderuar anëtarë dhe donatorë, Në emër të Shoqatës “Korita Thërret”, ju shprehim falënderimet tona më të sinqerta për…

Lajmërohen donatorë për ndërtimin e pushimores

Përshëndetje të nderuar. Pas publikimt për ndërtimin e PUSHIMORES, kemi marrë një thirrje telefoni nga djemt e Feleki Adilit me…