20, Jul 2022
Përgatitjet e fundit për Manifestimin Tradicional KORITA FESTON 2022

Të nderuar koritas,

Po afron DITA e ribashkimit dhe takimit vjetor, dita e Manifestimit “Korita Feston 2022”.

23 Korriku është DITA festive e Korites, është DITA e njohjes dhe ritakimit me Koritën dhe koritasit, është DITA për tu çmall në vendin tonë të lindjes, është DITA për kaluar rrugëve që kaluam Ne dhe të parët tanë.

Manifestimi i sivjetëm I cili vjen tradicionalisht nga Shoqata “Korita Thërret”, do të mbahet mesditën e ditës së shtunë, pra me 23 Korrik, te stadiumi i fshatit.

Këngët me çifteli dhe vallet me surle e tupanë do ta madhështojnë manifestimin e vetëm të koritasve, të cilët në një ditë të vetme, kthehen në vendin e të parëve të tyre, për të festuar e takuar, për t’u njohur e çmallur midis veti.

Gjithashtu, për të pranishmit do të ofrohet edhe ushqim tradicional.

Riktheni KUJTIME nga e kaluara dhe kaloni çaste mbreslenëse!

Mir se tvini!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Kryhet projekti i parë i Shoqatës Korita Thërret, shtrohet me pllaka bekatoni hapësira përpara varrezave

 Koritë/Gostivar, me 3 Nëntor 2018 Është realizuar projekti i parë infrastrukturor në fshatin Koritë, nga Shoqata Korita Thërret. Hapësirë prej…

Shoqata “Korita Therret” mori pjesë në turnirin e futbollit të organizuar nga Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim

Shoqata “Korita Therret” në Turnirin e Futbollit – Një Hap Përpara! Sot, ekipi ynë i futbollit, përfaqësues i shoqatës “Korita…

Me 28 Korrik do të mbahet Manifestimi “Korita Feston” – 2024

Manifestimi “Korita Feston” – 2024 Të nderuar koritas, Po afron DITA e ribashkimit dhe takimit vjetor, dita e Manifestimit “Korita…