Exemple

Mbledhja e parë e përgjithshme e Shoqatës Korita Thërret për vitin 2019

 

Bernë, me 30 Mars 2019

Në Mbledhjen e parë të Përgjithshme të kryesisë së Shoqatës Korita Therret dhe banorëve të fshatit Koritë, të mbajtur në vitin 2019, u rikonfirmuan punët dhe projektet që po kryhen dhe do të kryhen gjatë këtij viti, në fshatin tonë, në Koritë.

Janë 9 punët që tashmë kanë edhe PO-në e madhe të të gjithëve. Duke i falënderuar disa donatorë, më shumë se gjysma e projekteve tashmë kanë edhe mjete të siguruara financiare, ndërsa punët tjera, do të kryhen falë buxhetit të krijuar nga pagesa e anëtarësisë çdo vit.

Përveç anëtarëve nga Zvicra, në mbremjen e 30 Marsit në Bernë, morën pjesë edhe disa anëtarë nga Gjermania.

Kryesia e Shoqatës KORITA THËRRET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *