11, May 2025
Thirrje për Takim Familjar në Zvicër
Thirrje për Takim Familjar
Shoqata KORITA THËRRET njofton të gjithë bashkëfshatarët nga fshati Koritë, me banim në Zvicër, Gjermani dhe vende të tjera të diasporës, se më 31 maj 2025 (e shtunë) do të organizohet një Takim Familjar në Zvicër.
Sipas të dhënave të vitit të kaluar, vetëm në Zvicër jetojnë mbi 900 banorë nga fshati Koritë, ndërsa në Gjermani vlerësohet të jetë mbi dyfishi, si dhe një pjesë e konsiderueshme ndodhet në Itali, Austri, Belgjikë e vende të tjera.
Për këtë arsye, Shoqata Korita Thërret e ka parë të domosdoshme organizimin e këtij takimi, si një mundësi për bashkim, çmallje dhe forcim të lidhjeve familjare ndërmjet bashkëfshatarëve tanë, të shpërndarë nëpër botë.
Programi i ditës do të bëhet i ditur së shpejti.
Me respekt,
Shoqata “Korita Thërret”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

U mbajt manifestimi i 6-të, KORITA FESTON 2019

Koritë/Gostivar, me 28 Korrik 2019 Manifestimin e shpalli të hapur kryetari i Shoqatës Korita Thërret, z. Nazyf Nuhiu, i cili…

Shoqata Korita Thërret uron ditën e Pavarësisë së Kosovës

Në ditën e Pavarësisë së Kosovës, dëshirojmë të shprehim ndjenjat tona më të thella të lumturisë dhe krenarisë për vëllezërit…

Mbledhja e parë e përgjithshme e Shoqatës Korita Thërret për vitin 2019

  Bernë, me 30 Mars 2019 Në Mbledhjen e parë të Përgjithshme të kryesisë së Shoqatës Korita Therret dhe banorëve…