31, Mar 2019
Bodrumi i Xhamisë së Koritës bëhet me Ngrohje

Kryhen punët e para të Shoqatës Korita Thërret për 2019-ën

Bernë, me 31 Mars 2019

Është vendosur në përdorim qendrore Ngrohja në bodrumin e Xhamisë së fshatit Koritë. Ky është projekti i parë i Shoqatës Korita Thërret që kryhet në vitin 2019.

Janë vendosur gjithsejtë shtatë Smart Radiator dhe Aparati Elektronik për Ngrohje 28 Kw.

Vlera e projektit është 3665 Euro dhe është financuar nga një Donator i cili dëshiron të mos i përmendet emri.

Përzemërsisht e falënderojmë kontribuuesin e këtij projekti.

Projekti i Ngrohjes në bodrumin e Xhamisë, lindi pas takimit që Kryesia e shoqatës në fund të vitit 2018, e kishte me banorët e fshatit, ku u ngrit si një nga çështjet e nevojshme për tu zgjidhur.

Pasi që është shfrytëzuar rryma gjatë vendosjes së Ngrohjes, meqenëse ndërlidhet me projektin e lartpërmendur, Shoqata Korita Thërret ka marr Vendim që të shlyej Faturat për katër muajt e parë të vitit 2019-të. Për këtë punë, Vëllezërit Beqir dhe Xheladin Ziberi, Shoqatës i japin 300 Euro. Në emër të gjithëve falënderojmë Vëllezërit Ziberi që kontribuuan dhe ia lehtësuan edhe një barrë Shoqatës Korita Thërret.

Shoqata KORITA THËRRET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Lista përfundimtare e Anëtarësisë së Shoqatës KORITA THËRRET për vitin 2019-të

Lista përfundimtare e Anëtarësisë së Shoqatës KORITA THËRRET për vitin 2019-të. Faleminderit përzemërsisht për kontributin dhe mbështetjen.

Shoqata edhe me faqe zyrtare në Internet, www.koritatherret.com

Bern/Koritë, me 13 Tetor 2019 Përshëndetje banorë të fshatit Koritë dhe anëtarë të Shoqatës Korita Thërret, Ju informojmë se tashmë…

Komuna e Gostivarit i akordoi shoqatës sonë „KORITA THËRRET“ një mirënjohje të çmuar për humanizmin

Sot është një ditë e veçantë dhe plot emocion për të gjithë ne! Komuna e Gostivarit i akordoi shoqatës sonë…