8, Aug 2025
Shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë pjesëmarrësit që manifestimin Korita Feston

Të nderuar bashkfshatarë dhe musafir.

Pas përfundimit të festës KORITA FESTON, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për të gjithë pjesëmarrësit që na nderuan me praninë e tyre dhe e bënë këtë ditë të paharrueshme.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë antarsinë dhe donatorët që mundësuan realizimin e projekteve tona të rëndësishme:

• SHQIPONJA

• K❤️RITA

• Ndërrimi i terracës së Ambulancës

Kontributi juaj është një dhuratë e çmuar për fshatin tonë dhe një shenjë dashurie e përkushtimi për vendlindjen.

Gjithashtu, falënderojmë nga zemra të gjithë aktivistët dhe vullnetarët që me përkushtim, punë dhe energji u angazhuan në organizimin e festës, duke e bërë gjithçka të rrjedhë në mënyrën më të bukur.

Kjo festë tregoi edhe një herë se kur bashkohemi, mund të arrijmë gjëra të mëdha.

Korita ka zemër të madhe, dhe kjo zemër rreh falë jush!

Me respekt e mirënjohje,

Shoqata “KORITA THËRRET“

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Zgjidhet Kryesia e re e Shoqatës KORITA THËRRET

Të Shtunën me 2 Dhjetor 2017, në Bernë u Mbajt, Mbledhja Vjetore e Shoqatës KORITA THËRRET. Në Mbledhje morën pjesë…

Me 28 Korrik do të mbahet Manifestimi “Korita Feston” – 2024

Manifestimi “Korita Feston” – 2024 Të nderuar koritas, Po afron DITA e ribashkimit dhe takimit vjetor, dita e Manifestimit “Korita…

Pas investimeve, u vu në përdorim bodrumi i ambulantës së Koritës

Pas kryerjes së investimeve në rrafshimin e  dyshemesë dhe lyerjes së hapësirës, u vu në përdorim bodrumi i ambulantës së…