2, Feb 2025
Përfundoi me sukses Turniri i Futbollit, një aktivitet që solli së bashku bashkëfshatarët tanë dhe forcoi lidhjet mes nesh
Të nderuar bashkëfshatarë,
Sot, më 02.02.2025, përfundoi me sukses Turniri i Futbollit, një aktivitet që solli së bashku bashkëfshatarët tanë dhe forcoi lidhjet mes nesh.
Ishte një mundësi e shkëlqyer për të festuar, veçanërisht për fëmijët që morën pjesë në lojërat e tyre.
Gjatë këtij turniri, morën pjesë 7 ekipe të moshave madhore dhe 4 ekipe të moshës fëmijërore.
Nga ekipet e rritur, fitues i turnirit doli FC KORITA!
Urime për ta dhe për të gjitha ekipet që kontribuuan në këtë garë miqësore.
Një falënderim i veçantë gjithashtu shkon për prindërit që sollën fëmijët e tyre dhe i inkurajuan ata të marrin pjesë, duke i dhënë mundësinë të shijojnë këtë eksperiencë të paharrueshme.
Gjithashtu falemenderojmë sponsorët tanë që na kan mbështetur si gjithmonë!
Alvarez Group Bern (Sponsor gjeneral)
Islamische Bestattung AG Bern
Ali Supermarket Zollikofen
Auto Corner AG Bern-Wankdorf
Gentlemen’s Barbershop Biel-Bienne
Tara Bau GmbH Biel-Bienne
Eisen Gipsbau GmbH
Schumacher Korita Team
Kendi Caffe
Faleminderit të gjithëve për mbështetjen! Shihemi në aktivitetet e ardhshme!
Me respekt,
Shoqata “Korita Therret“

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Kryesia e re e Shoqatës Korita Thërret

Kryesia e re e Shoqatës Korita Thërret Xhemail Ismani – Kryetar Havzi Selimi – Arkëtar Agim Demiri – Arkëtar Shpend…

Urime festën e Fitër Bajramit

Urime festën e Fitër Bajramit Kryesia e Shoqatës Korita Thërret 10.04.2024

U mbajt Manifestimi tradicional “KORITA FESTON” 2023

Nën organizimin e Shoqatës “KORITA THËRRET” edhe këtë vit u mbajt Manifestimi tradicional “KORITA FESTON” 2023. Ishte një eksperiencë e…