22, Jan 2019
Shoqata Korita Thërret fillim vitin 2019 e nis me realizimin e projektit të parë në fshatin Koritë.

Bern, me 22 Janar 2019

Nga sot kanë nisur punët për instalimin e nxehjes qendore në Bodrumin e Xhamisë së fshatit. Radiatorë të ngrohjes do të vendosen te faltorja/mësojntorja, në korridor dhe te toaletet.

Ky Projekt i shoqatës tonë, i tëri do të përkahet nga një Donator i cili dëshiron të mbetet Anonim dhe që projektin ia ka besuar Shoqatës Korita Thërret.

Kryesia e shoqatës në fund të vitit 2018, mbajti takim me banorët e fshatit, ku si një nga çështjet që u ngrit ishte edhe mungesa e ngrohjes te Xhamia.

Pas përfundimit të punimeve do ta bëjmë të ditur në detaje projektin në fjalë.

Përzemërsisht, në emër të Kryesisë, falënderojmë të gjithë përkarhësit, mbështetësit dhe donatorët e shoqatës Korita Thërret për besimin dhe nderin.

Përpara nesh janë edhe shumë projekete që do të realizohen këtë vit.

 

K.S

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Sillni gatesa dhe vishemi me veshjen tonë tradicionale të Koritës

Përshëndetje të nderuar bashkfshatarëSiç jemi në dijeni se nesër është dita e manifestimit „KORITA FESTON“.I ftojmë tëgjithë pjesmarrësit me vetdëshirë…

Lista përfundimtare e Anëtarësisë së Shoqatës KORITA THËRRET e viti 2018

Lista përfundimtare e Anëtarësisë së Shoqatës KORITA THËRRET e viti 2018 Faleminderit përzemërsisht për kontributin dhe mbështetjen.    

Urime fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit

Të dashur anëtarë dhe bashkëfshatarë. Me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, Shoqata Korita thërret ju uronë…