4, Nov 2018
Kryhet projekti i parë i Shoqatës Korita Thërret, shtrohet me pllaka bekatoni hapësira përpara varrezave

 Koritë/Gostivar, me 3 Nëntor 2018

Është realizuar projekti i parë infrastrukturor në fshatin Koritë, nga Shoqata Korita Thërret.

Hapësirë prej 340 metra katror përpara varrezave të fshatit, është shtruar me pllaka bekatoni.

Fillimisht është bërë shtruarja me tampon e gjithë hapësirës, për të vazhduar më pas me vendosjen e pllakave prej 6 cm dhe anësorëve.

Gjithashtu, me pllaka të mermerit është rregulluar edhe vendi ku bëhet falja e namazit të kufomave.

Kjo hapësirë do të mund të shfrytëzohet për më shumë qëllime dhe nevoja të fshatit dhe banorëve.

Kryesia e shoqatës falënderon të gjithë anëtarët të cilët me kontributin e tyre gjatë viteve, e bërën të mundur që të niset me realizim projekti i rregullimit të hapësirës përpara varrezave, ndërkaq përzemërsisht i falënderojmë donatorët, të cilët vullnetarisht e ndihmuan dhe e përkrahën projektin në fjalë, që tanimë është një punë e përbashkët e kryer e të gjithëve.

Një projekt i hollësishëm financiar për projektin do të publikohet javën e ardhshme.

Kujtojmë që projekti për rregullimin e hapësirës përpara varrezave të fshatit, fillimisht u iniciua dhe miratua nga kryesia e Shoqatës dhe në fund e mori edhe pëlqimin e anëtarëve të shoqatës në mbledhjen e mbajtur me 20 Tetor 2018.

 

04_11_2018_projekti_varrezat_korite04_11_2018_projekti_varrezat_korite 204_11_2018_projekti_varrezat_korite 304_11_2018_projekti_varrezat_korite 104_11_2018_projekti_varrezat_korite 404_11_2018_projekti_varrezat_korite 5

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Korita ju thërret – dëgjojeni zërin e saj dhe kontribuoni për të ardhmen e saj! Me respekt dhe mirënjohje,

Të dashur vëllezër dhe motra Koritas, Shoqata jonë “Korita Therret” është zemra që na bashkon, kujtesa e rrënjëve tona dhe…

Paguani anëtarësinë dhe jepni sugjerime, ide për projektet e vitit 2026

Të dashur Koritas kudo që ndodheni, Korita nuk është vetëm fshat. Korita është rrënja jonë. Është kujtimi i tokës ku…

Nga 1 marsi fillon procesi i regjistrimit të mërgatës së RMV-së

Një hap historik dhe një përgjegjësi kombëtare e qytetare për shtetasit e Republikës së Maqedonisës së Veriut…Nga nesër, e hënë,…