Sot patëm nderin dhe kënaqësinë që, në emër të Shoqatës “Korita Thërret”, t’i ndajmë mirënjohje imamit të respektuar Jasir Neziri.

Mirënjohja iu dorëzua nga anëtari i kryesisë së shoqatës, Bejtulla Nuhiu, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të çmuar.

Ai shërbeu me përkushtim për katër vite në Xhaminë e fshatit Koritë, duke lënë gjurmë të vlefshme në jetën fetare dhe shoqërore të komunitetit tonë.

E falënderojmë përzemërsisht për kontributin dhe përkushtimin e tij, duke e nderuar dhe vlerësuar lart punën e bërë në shërbim të fshatit tonë.

Hoxhë Jasir Neziri (lindur më 18.09.2002), i shkolluar në Çegran, Medresenë “Isa Beu” dhe Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, aktualisht shërben si imam në Çegran.

Publikime të ngjashme