së shoqatë
Me datë 26 Mars 2022, në selinë e shoqatës Korita Thërret në Bern, u mbajt mbledhja e parë e asamblesë
së shoqatës, me anëtarët e saj. Njëherësh kjo ishte edhe mbledhja e parë, që nga nisja e periudhës së
pandemisë, me virusin Korona.
Mbledhjen e hapi kryetar i shoqatës, Nazif Nuhiu, i cili raportoi për aktivitetet e kryera nga shoqata, me
gjithë vështirësitë nga kufizimet me pandeminë.
Nuhiu e paraqiti rendin e ditës së mbledhjes, si:
1. Raportim për gjendjen e shoqatës, për aktivitetet dhe punët që janë realizuar deri më tani,
2. Raportim për gjendjen financiare të shoqatës,
3. Ndryshime në kryesi të shoqatës,
4. Të ndryshme
Me gjithë periudhën e vështirë, shoqata në fund të vitit 2021, arriti në 116-të, anëtarë dhe në emër të
kryesisë, kryetari Nazif Nuhiu i falënderoi për kontributin dhe besnikërinë.
Për pikën e dytë të rendit të ditës, raportoi arkëtari i shoqatës, Rashit Emini.
Ai tha se përveç aktivitete të realizuara, si ndarja e pakove humanitare, që janë realizuara çdoherë përpara
nisjes së muajit të Ramazanit dhe me kontributin e bamirësve dhe pa mos e prekur buxhetin e shoqatës,
Korita Thërret gjithashtu grumbulluara mjete të kënaqshëm.
Në pikën e tretë, ndryshime të kryesisë, Nazif Nuhiu tha se mandati i kryesisë së deritanishëm, ka
përfunduar dhe se shpallen zgjedhje të kryesisë së re.
Pas diskutimeve dhe konsultimeve, midis anëtarëve të shoqatës, me votim me ngritje të dorës, u Zgjodh
kryesia e re, me përbërje:
1. Nazif Nuhiu, Kryetar
2. Rashit Emini, Arkëtar,
3. Agim Demiri, Anëtar
4. Habi Jusufi, Anëtar
5. Fekret Muharemi, Anëtar
6. Alivebi Kodra, Anëtar
7. Ali Xhabiri, Anëtar
8. Demir Nuredini, Anëtar
9. Hamdi Selimi, Anëtar
10. Naxhi Shahini, Anëtar
Në pikën e katërt, të ndryshme u debatua, bisedua dhe u hapën disa tema.
U vendos që në paprekshmëri të respektohet Statuti i shoqatës, si një shoqatë jo politike, jo fetare dhe
ekskluzivisht që kujdeset për përkrahje financiare të familjeve dhe personave ekonomikisht në varfëri nga
Korita.
Një përjashtim do të bëhet në raste të veçanta, ku Shoqata Korita Thërret mundet të organizoj
aktivitet humanitar, edhe jashtë Koritës.
Aktivitet i vetëm që mori miratimin për t’u realizuar nga kryesia e re e Shoqatës Korita Thërret, është
mbajtja e Manifestimit, Korita Feston.
Ndër idetë që u shpalosen nga disa nga anëtarët e pranishëm, ishte si përkrahja e ndonjë projekti
infrastrukturor të në ndonjë zonjë ku jetojnë banorë, me prejardhje nga Korita.
Gjithashtu, si ide që u mor mendim nga asambleja e përgjithshme, por që kësaj here nuk morën miratimin
e asamblesë, ishin edhe organizimi i një turneu futbolli, vetëm me koritasit që jetojnë në Zvicër si dhe
organizimi i ndonjë aktiviteti kulturor, me anëtarët e vet shoqatës.
Me respekt,
Kryesia e Shoqatës Korita Thërret
Zvicër
Leave a Reply