21, Jul 2024
Ndërohet Pushimorja te vendi i quajtur „Bunari i Xhemës“

Të nderuar bashkfshatarë të fshatit Koritë.

Pushimorja e ndërtuar te vendi i quajtur „Bunari i Xhemës“ u kompletua me tavolina dhe ulëse, duke u bërë një vend i mrekullueshëm për relaksim, piknik apo pushim për të gjithë banorët dhe kalimtarë të ndryshëm.

Ky donacion vjen nga djemtë e Feleki Adilit me banim në fshatin Radiofcë.

Faleminderit djemve dhe baçit Feleki për këtë kontribut të jashtëzakonshëm dhe për dashurinë që tregojnë ndaj fshatit dhe shoqatës Korita Thërret.

Ndihma juaj është një shembull i shkëlqyer i bashkimit dhe përkushtimit për të mirën e përbashkët.

Faleminderit nga zemra!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Shoqata furnizohet me orendi të nevojshme

Bern, me 15 Shtator 2019 Gjatë 2019-ës, Shoqata Korita Thërret përveç investimeve kryesisht në infrastrukturë, gjithashtu ka bërë edhe investime…

Kryhet projekti i parë i Shoqatës Korita Thërret, shtrohet me pllaka bekatoni hapësira përpara varrezave

 Koritë/Gostivar, me 3 Nëntor 2018 Është realizuar projekti i parë infrastrukturor në fshatin Koritë, nga Shoqata Korita Thërret. Hapësirë prej…

Gëzuar Festën e Kurban Bajramit

Gëzuar Festën e Kurban Bajramit nga Shoqata Korita Thërret 20.07.2021