Sonte, pas iftarit të përbashkët të organizuar nga Shoqata Korita Thërret, patëm kënaqësinë të vizitojmë xhaminë në Tafers.

Atje na priti me shumë respekt dhe ngrohtësi bashkëfshatari ynë, imami i xhamisë, Hoxha Liridon Ziberi. Sëbashku falëm namazin e Teravisë dhe kaluam momente shumë të bukura shpirtërore.

E falënderojmë nga zemra Hoxhën e nderuar për mikpritjen dhe respektin që tregoi ndaj nesh si mysafirë.

Allahu e shpërbleftë për punën dhe shërbimin e tij në rrugën e fesë.

Publikime të ngjashme