Exemple

Korita ju thërret – dëgjojeni zërin e saj dhe kontribuoni për të ardhmen e saj! Me respekt dhe mirënjohje,

Të dashur vëllezër dhe motra Koritas,
Shoqata jonë “Korita Therret” është zemra që na bashkon, kujtesa e rrënjëve tona dhe forca që e mban gjallë shpirtin e Koritës. Falë punës së përbashkët dhe mbështetjes tuaj, kemi arritur të realizojmë projekte të rëndësishme për shoqërinë dhe fshatin tonë.
Megjithatë, që të ecim edhe më tej, kemi nevojë për përkrahjen tuaj të vazhdueshme. Ju bëjmë thirrje të gjithëve që të bëheni pjesë e shoqatës duke paguar anëtarësinë tuaj vullnetare. Ky kontribut, sado i vogël të jetë, bën një ndryshim të madh dhe siguron që projektet tona të kenë vazhdimësi.
Anëtarësia është plotësisht në mënyrë vullnetare, por rëndësia e saj është e madhe – jo vetëm për ruajtjen e traditave tona, por edhe për të mbështetur ata që kanë nevojë dhe për të ndërtuar të ardhmen e brezave të rinj.
Së bashku mund të bëjmë shumë më tepër! Kontributi juaj shkon drejtpërdrejt për shoqatën dhe për fshatin tonë, për ta mbajtur gjallë frymën tonë të solidaritetit dhe bashkimit.
Ju falënderojmë nga zemra për mbështetjen tuaj dhe ju inkurajojmë që të qëndroni gjithmonë krah nesh.
Fletëpagesa është bashkëngjitur më poshtë për ta bërë më të lehtë për ju.
Korita ju thërret – dëgjojeni zërin e saj dhe kontribuoni për të ardhmen e saj!
Me respekt dhe mirënjohje,
Shoqata “Korita Thërret”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *