26, May 2025
Takim familjar në Zvicër
Takim Familjar në Zvicër
Shoqata KORITA THËRRET njofton të gjithë bashkëfshatarët nga fshati Koritë, me banim në Zvicër, Gjermani dhe vende të tjera të diasporës, se më 31 maj 2025 (e shtunë) do të organizohet një Takim Familjar në Zvicër.
Takimi do të mbahet nga ora 16:00 deri në ora 21:00, në një ambient të përshtatshëm për të gjitha moshat – me hapësira për biseda të lira, lojëra për fëmijë dhe atmosferë miqësore për çmallje mes bashkëfshatarëve.
Ftohen të marrin pjesë të gjithë ata që kanë prejardhje nga fshati Koritë – burra, gra, të rinj e fëmijë – pa dallim.
Sipas mundësive, çdo pjesëmarrës është i mirëpritur të sjellë ushqim, ëmbëlsira apo diçka simbolike për të ndarë me të tjerët.
Shoqata do të kujdeset për ushqimin bazë – do të përgatiten qebapë dhe ushqime të tjera për të gjithë.
Për shkak të organizimit dhe përgatitjes së ushqimit, ju lusim që pjesëmarrjen tuaj ta konfirmoni, në mënyrë që të planifikohet gjithçka në mënyrë të rregullt dhe të mjaftueshme për të gjithë.
Ky takim ka për qëllim të na bashkojë dhe të na japë mundësinë të çmallemi me njëri-tjetrin këtu në mërgim, duke ruajtur lidhjen tonë të fortë me rrënjët dhe origjinën tonë nga Korita.
Takimi do të mbahet në:
Jägerweg 19-27,
3097 Liebefeld (Bern)
Për informata dhe konfirmin të pjesmarrjes mund të kontaktini kryesinë e shoqatës „KORITA THËRRET“
Mirë se vini të gjithë!
Me respekt,
Shoqata “Korita Thërret”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Shoqata Korita Thërret fillim vitin 2019 e nis me realizimin e projektit të parë në fshatin Koritë.

Bern, me 22 Janar 2019 Nga sot kanë nisur punët për instalimin e nxehjes qendore në Bodrumin e Xhamisë së…

Shoqata Korita Thërret zgjedh ekipin për turneun, Kupa e Gostivarit në Mërgim 2024

Të nderuar bashkëfshatarë të Shoqatës “Korita Thërret” Me kënaqësi ju njoftojmë se ekipi ynë i futbollit është gati për të…

Grumbullohen 8000 mijë franga dhe 1900 euro për pakot humanitare RAMAZANI 2020

Të nderuar anëtarë të Shoqatës Korita Thërret, JU informojmë se, për Aksionin Humanitar që do të realizohet në fillim të…