27, May 2024
Do të realizohet projekti pushimorja te bunari i Xhemes

Përshëndetje të nderuar bashkfshatarë.

Në fillim të këtij viti u lajmëruam për projektet e vitit 2024.

Një ndër këto projekte është edhe pushimorja te bunari i Xhemes (te bunari i qelbet).

Pas marrjes së tri ofertave vendosëm që punën për realizimin e këtij projekti ta kryeje një person i besueshëm, serioz dhe më i lirë në krahasim me ofertat tjera.

Ndërtimi i pushimores sipas planit që ja kemi dorëzuar realizuesit të projektit do të kushtoje 5’700.- EU

Në ketë ofertë nuk janë të përfshira tavolinat, ulëset dhe grilli.

Për ta realizuar këtë projekt kryesia e shoqatës ka rënë dakord që *pushimorja* të ndërtohet nga bëmirës (donatorë) që të mos e prekim fondin e shoqatës.

Prandaj, ju bëjmë thirrje gjith Koritasve që të përkrahin këtë projekt me aq mundësi sa kanë.

Të interesuarit për donacione mund ti paguajnë me fletpagesën e Fondit të shoqatës ose të kontaktojnë kryesinë e Shoqatës „KORITA THËRRET“.

Në vijim do ju prezantojmë projektin e pushimores.

Me respekt

Këtu keni linkun për donacion me Twint

https://donate.raisenow.io/mhkvq

Kryesia e shoqtës „KORITA THËRRET“

Kryetari Xhemail Ismani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Shoqata Korita Thërret ndihmon Shqipërinë m 19 mijë e 110 Euro dhe me 1400 franga zvicerane

Tiranë/Gostivar, me 25 Dhjetor 2019 Një delegacion i degës së Shoqatës Korita Thërret nga Hamburgu i Gjermanisë, i kryesuar nga…

Turneu në Futboll, Korita Thërret

Turneu në Futboll, Korita Thërret – Sporti Shqiptar në Mërgim 177 (17.12.23) realizimi: www.radiovala.com, Autor dhe Udhëheqës, Kasam Selimi

Shoqata “Korita Therret” uron të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen: Gëzuar 28 Nëntorin, këtë festë madhështore të kombit tonë

Të nderuar miq dhe anëtarë të shoqatës „KORITA THËRRET“ Sot, në këtë ditë të shenjtë, kujtojmë me krenari sakrificat e…