20, Jul 2022
Përgatitjet e fundit për Manifestimin Tradicional KORITA FESTON 2022

Të nderuar koritas,

Po afron DITA e ribashkimit dhe takimit vjetor, dita e Manifestimit “Korita Feston 2022”.

23 Korriku është DITA festive e Korites, është DITA e njohjes dhe ritakimit me Koritën dhe koritasit, është DITA për tu çmall në vendin tonë të lindjes, është DITA për kaluar rrugëve që kaluam Ne dhe të parët tanë.

Manifestimi i sivjetëm I cili vjen tradicionalisht nga Shoqata “Korita Thërret”, do të mbahet mesditën e ditës së shtunë, pra me 23 Korrik, te stadiumi i fshatit.

Këngët me çifteli dhe vallet me surle e tupanë do ta madhështojnë manifestimin e vetëm të koritasve, të cilët në një ditë të vetme, kthehen në vendin e të parëve të tyre, për të festuar e takuar, për t’u njohur e çmallur midis veti.

Gjithashtu, për të pranishmit do të ofrohet edhe ushqim tradicional.

Riktheni KUJTIME nga e kaluara dhe kaloni çaste mbreslenëse!

Mir se tvini!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

U mbajt manifestimi tradicional Korita Feston 2024

Koritë – Gostivar, me 28 Korrik 2024 Për herë të 9-të me radhë, në fshatin Koritë u mbajt manifestimi Tradicional,…

Gëzuar për Festën e Fitër Bajramit, falënderit që ndihmuat të ndajmë 113 pako humanitare si Shoqatë

Në emër të kryesisë së Shoqatës Korita Thërret, të gjithëve muslimanëve, ua urojmë, Gëzuar për Festën e Fitër Bajramit. Gjjthashtu,…

Shoqata “Korita Thërret”për vitin 2025 ka vendosur të realizojë disa projekte të ndryshme

Të nderuar bashkëfshatarë, Ashtu siç ju informuam gjatë mbledhjes së përgjithshme vjetore, Shoqata “Korita Thërret”për vitin 2025 ka vendosur të…