“KORITA FESTON”, manifestimi që mblodhi për herë të parë gjithë banorët me origjinë nga Korita
Koritë, me 2 Gusht 2014
Me 2 gusht në fshatin Koritë të Komunës së Gostivarit u mbajt manifestim i përbashkët i gjithë banorëve të këtij fshati i quajtur “KORITA FESTON”, ku morën pjesë qytetarë me origjinë nga fshati Koritë.
“Ky ishte një manifestim i përbashkët i gjithë fshatarëve të Koritës pa marrë parasysh se ku jetojnë dhe veprojnë. Të gjithë ishin të ftuar që familjarisht të marrin pjesë në manifestim. Pjesëmarrjen e secilit e mirëpritem dhe e dëshiruam me qëllim që kjo datë të mbetët datë festive për çdo vit për fshatin tonë”, thonë nga Këshilli Organizativ me në krye Havzi Selimin dhe Nazif Nuhiun.
Organizatorët falënderojnë të gjithë ata të cilët e mbështetet këtë manifestim të parin i cili pritet që të organizohet çdo vit.
Një nder personalitet që mori pjesë në manifestimin e Koritës ishte Faredin Zenuni komandant i Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, familjarët e të cilit janë me prejardhje nga fshati Koritë.
Banorët e fshatit Koritë janë shprehur të kënaqur që u mbajt ky manifestim i cili për herë të parë i mblodhi në një vend të gjithë banorët e këtij fshati dhe ata me origjinë nga ky fshat.
Manifestimi i u shoqërua me vallëzim, këngë dhe ushqim.
Leave a Reply