3, Jun 2017
Ftesë udhëheqësve të Biznesve/Firmave me prejardhje nga fshati Koritë

Drejtuar të gjithë udhëheqësve të Biznesve/Firmave me prejardhje nga fshati Koritë kudo që janë

Kërkesë për mbështetje

Ne kemi kënaqësinë dhe nderin që në emër të Kryesisë dhe të Anëtarëve të Shoqatës Korita Thërret, të Ju urojmë për suksesin dhe arritjet tuaja, personale dhe familjare.

Suksesi Juaj ka bërë jehonë gjithandej. Ju me punën tuaj keni arritur ti jepni një imazh të bukur vendit tuaj, vendlindjes së të parëve tuaj, fshatit Koritë.

Me Ju jemi krenar të gjithë!

Kemi vlerësuar se kontributi Juaj në Shoqatën e vetme të fshatit Koritë, është shumë i mirëseardhur dhe më së i nevojshëm. Prandaj, Ju ftojmë por edhe Ju inkurajojmë të na mbështesni sepse kemi shumë punë e Projekte që bashkërisht mund ti realizojmë në dobi të vendit tonë.

Suksesin mund ta bëjmë me forca të bashkuara.

Korita na Thërret!

Me respekt,

Kryesia e Shoqatës KORITA THËRRET
Bernë-Zvicër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

FTESË

FTESË Ftojmë të gjithë banorët me prejardhje nga fshati Koritë i Komunës së Gostivarit, që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër…

Ftesë për Mbledhje me banorët, do të zgjidhet kryesia e bashkësisë lokale të fshatit Koritë

Thirrje për të gjithë bashkëfshatarët e fshatit Korite! Me iniciative të disa banorëve të fshatit Koritë dhe shoqatës “Korita Thërret”…

Ftesë për pjesëmarrje në Mbledhje me datë 26.10.2019

Ftesë për pjesëmarrje në Mbledhje Të nderuar banorë të fshatit Koritë që jetoni në Zvicër, Ju ftojmë të merrni pjesë…