10, Jan 2025
Njoftim për Mbledhjen Vjetore të Shoqatës “Korita Thërret”
Njoftim për Mbledhjen Vjetore të Shoqatës “Korita Thërret”
Shoqata “Korita Thërret” fton të gjithë bashkëfshatarët e fshatit Korite që të marrin pjesë në mbledhjen vjetore për vitin 2024, e cila do të mbahet të shtunën, më 25 janar 2025, në orën 20:00, në Freiburgstrasse 524, 3172 Niederwangen, në lokalin e Shoqatës “Korita Thërret”.
Rendi i ditës:
1. Të ardhurat dhe shpenzimet e vitit 2024 dhe gjendja momentale deri më 25 janar 2025.
2. ⁠Realizimi i projekteve për vitin 2024.
3. Projektet për vitin 2025.
4. ⁠Anëtarësia e vitit 2024.
5. ⁠Konfirmimi apo zgjedhja e kryesisë së shoqatës.
6. ⁠Të ndryshme.
Pjesëmarrja juaj është shumë e rëndësishme për të diskutuar çështjet që lidhen me të ardhmen e shoqatës dhe të fshatit tonë.
Ju mirëpresim!
Me respekt,
Kryesia e Shoqatës “Korita Thërret”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Manifestimi Korita Feston 2024 përmes fotografive

Me 28 Korrik 2024, në organizim të Shoqatës Korita Thërret, në fshatin Koritë u mbajt manifestimi Korita Feston 2024.

Do të realizohet projekti pushimorja te bunari i Xhemes

Përshëndetje të nderuar bashkfshatarë. Në fillim të këtij viti u lajmëruam për projektet e vitit 2024. Një ndër këto projekte…

Me 28 Korrik do të mbahet Manifestimi “Korita Feston” – 2024

Manifestimi “Korita Feston” – 2024 Të nderuar koritas, Po afron DITA e ribashkimit dhe takimit vjetor, dita e Manifestimit “Korita…