Të nderuar bashkëfshatar dhe Ju banorë me prejardhje nga fshati Koritë,
Në fillim të muajit Dhjetor, e që përkon edhe fundi i vitit, Ne kryesia e re e Shoqatës Korita Thërret u ngarkuam me Obligim që ta udhëheqim shoqatën në periudhën në vazhdim.
Kur pranuam detyrat tona, menduam dhe mendojmë që bashkërisht ku jemi e gjindemi, të unifikohemi dhe në të mirë të vendilindjes tonë të kontribuojmë.
Ne e njohim kapacitetin tonë që e kemi si Fshat dhe banorër e saj.
Shoqata ka nevojë për gjithësecilin!
Ne si Kryesi kemi nevojë për Ju që dëshiron ta bashkojmë forcën dhe dijen dhe ta ngrejmë Shoqatën ashtu siç duam.
Ju ftojmë të gjithëve të Antarësoheni në Shoqatë, ta kryeni obligimin/pagesën vjetore që më pas bashkërisht të Vendosim, në Vendlindje dhe Diasporë së çfarë është më rëndësi të realizojmë dhe bëjmë për Koritën tonë.
Pas Zvicrës, Gjermania, Italia dhe Austria janë vendodhje të bashkëfshatarëve tanë në Diasporë në numër të konsiderueshëm. Prandaj, Ju ftojmë të na bashkëngjiteni masovikisht që ta forcojmë Shoqatën Korita Thërret.
Për çdo informacion dhe pëkrahje shtesë, Ju lutemi na Kontaktoni në faqen Zyrtare të Shoqatës Korita Thërret në Facebook.
Me respekt,
Kryesia e Shoqatës Korita Thërret
Bern, me 18 Dhjetor 2017
Leave a Reply