26, Dec 2019
Shoqata Korita Thërret ndihmon Shqipërinë m 19 mijë e 110 Euro dhe me 1400 franga zvicerane

Tiranë/Gostivar, me 25 Dhjetor 2019

Një delegacion i degës së Shoqatës Korita Thërret nga Hamburgu i Gjermanisë, i kryesuar nga kryetari Halil Selimi, anëtarët Shehip Memedi, Megdi Bekteshi dhe Daut Ziberi, kanë qëndruar në Tiranë, ku janë takuar me themeluesin e fondacionit Firdeus, hoxhën Elvis Naçin.

Ata, në emër të Shoqatës Korita Thërret, fondacionit Firdeus i dorëzuan 19.110 euro (nëntëmbëdhjetë mijë e njëqind euro) dhe 1400 (njëmijë e katërqind franga zvicerane), mjete këto të grumbulluara për ta ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit të 26 Nëntorit, ku përveç dëmeve të shumta materiale, pati edhe jetë të humbura njerëzish dhe shumë të lënduar.

Tërmeti i nëntorit i dridhi por edhe i bashkoi edhe zemrat tona shqiptare si banorët të Koritës së Gostivarit, kudo që jemi të shpërndarë nëpër botë. Prandaj, Ne me modesti si shoqatë Korita Thërret, thirrëm banorët tanë ti bashkëngjiten aksionit për grumbullimin e mjeteve financiare në Hamburg të Gjermanisë, për ta ndihmuar sadopak Shqipërinë Nënë dhe vëllezërit tanë shqiptarë, në këto momente të vështira. Mbi 19 mijë euro dhe mbi 1400 franga zvicerane, janë mjete të grumbulluara nga data 2 Dhjetor e deri me 15 Dhjetor sa zgjati aksioni.

Falënderojmë hoxhën e nderuar Elvis Naçin, që gjeti kohë për Ne si kryesi për t’ia dorëzuar amanetin e koritasve për Shqipërinë.

Falënderojmë të gjithë banorët të Koritës, në Gjermani, Zvicër, por edhe dhjetëra humanistë tjerë nga vise të ndryshme, që pozitivisht dhe në masë të madhe iu bashkuan dhe i besuan aksionit të Shoqatës Korita Thërret.

Kujtojmë që si çdo shqiptarë, shumë anëtarë të shoqatës tonë Shqipërinë e kanë ndihmuar në forma të ndryshme dhe në mënyrë vetanake.

Pason lista e personave që dhuruan mjete në të holla për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

U mbajt mbledhja e parë e asamblesë së shoqatës për vitin 2022

së shoqatë Me datë 26 Mars 2022, në selinë e shoqatës Korita Thërret në Bern, u mbajt mbledhja e parë…

Pagesa e antarësisë bëhet deri në fund të vitit

Të nderuar bashkëfshatarë të Fshatit Koritë. Ne vijim ju paraqesim fletëpagesën për anëtarësinë e vitit 2024. Pagesa e anëtarsisë për…

Kryhet projekti i parë i Shoqatës Korita Thërret, shtrohet me pllaka bekatoni hapësira përpara varrezave

 Koritë/Gostivar, me 3 Nëntor 2018 Është realizuar projekti i parë infrastrukturor në fshatin Koritë, nga Shoqata Korita Thërret. Hapësirë prej…