17, Oct 2024
Ju ftojmë të paraqisni sugjerime apo propozime të reja për projekte për vitin 2025
Të nderuar bashkëfshatarë të fshatit Koritë,
Vitit 2024 po i afrohet fundi dhe, siç jeni në dijeni, në fillim të janarit 2025 do të publikohet lista e anëtarësisë për vitin 2024.
Pagesa e anëtarësisë për këtë vit duhet të kryhet vullnetarisht deri më 31.12.2024.
Ju rikujtojmë se anëtarsia për bashkfshatarët që jetojnë në BE, CH, USA është 100.- EU/CHF/$, ndërsa për ata që jetojnë në Maqedoninë veriore është 20.- EU.
Me projektet e miratuara gjatë këtij viti, kemi arritur që pothuajse të gjitha të realizohen, ndërsa disa janë ende në fazën e zbatimit.
Për vitin e ardhshëm 2025, ju ftojmë të paraqisni sugjerime apo propozime të reja për projekte që mund të diskutojmë dhe të zgjedhim ato që janë të nevojshme dhe të realizueshme për shoqatën tonë.
Në vijim do t’ju ofrojmë një link ku mund të propozoni idetë për projektet e vitit 2025 apo kritika.
Në këte link mundet të na shkruani me emër ose anonim.
Me respekt,
Shoqata “Korita thërret”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Pas investimeve, u vu në përdorim bodrumi i ambulantës së Koritës

Pas kryerjes së investimeve në rrafshimin e  dyshemesë dhe lyerjes së hapësirës, u vu në përdorim bodrumi i ambulantës së…

Ftesë për Mbledhje me 26 Mars 2022

Ftesë për pjesëmarrje në Mbledhje Të nderuar anëtarë të shoqatës, Të nderuar karitas, Ju ftojmë të merrni pjesë në mbledhjen…

U zgjodh kryesia e bashkësisë lokale të fshatit Koritë

Koritë, me 2 Gusht 2024 Të nderuar bashkfshatarë të fshatit Koritë, Sot me iniciativë të banorëve të fshatit Koritë u…