7, Apr 2025
Shoqata “Korita Thërret”për vitin 2025 ka vendosur të realizojë disa projekte të ndryshme
Të nderuar bashkëfshatarë,
Ashtu siç ju informuam gjatë mbledhjes së përgjithshme vjetore, Shoqata “Korita Thërret”për vitin 2025 ka vendosur të realizojë disa projekte të ndryshme.
Qëllimi i këtyre projekteve është të zgjojmë interesim më të madh për të vizituar dhe për t’u argëtuar në rrënjët tona, në fshatin tonë, Koritë.
1. Vendosja e shqiponjës mbi fshat.
2. Ndërtimi i tarracës te ambulanta e fshatit.
3. Rrethimi i pushimores te Bunari i Xhemës.
4. Vendosja e shkrimit “K❤RITA” në hyrje të fshatit.
Për të realizuar këto projekte, na duhet ndihma juaj.
Prandaj, i bëjmë thirrje çdo donatori që të japë kontributin e tij, sipas mundësive dhe vullnetit.
Të gjitha detajet për projektet mund t’i gjeni në dokumentin e bashkëngjitur.
Me respekt,
Shoqata “Korita thërret“

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Zgjidhet Kryesia e re e Shoqatës KORITA THËRRET

Të Shtunën me 2 Dhjetor 2017, në Bernë u Mbajt, Mbledhja Vjetore e Shoqatës KORITA THËRRET. Në Mbledhje morën pjesë…

Pako humanitare për 25 familje gostivarase nga Shoqata Korita Thërret

Gostivar, me 27 Prill 2019   Faleminderit të gjithëve që na besuat në realizimin edhe të një qëllimi e synimi…

U mbajt manifestimi i 6-të, KORITA FESTON 2019

Koritë/Gostivar, me 28 Korrik 2019 Manifestimin e shpalli të hapur kryetari i Shoqatës Korita Thërret, z. Nazyf Nuhiu, i cili…