11, May 2025
Thirrje për Takim Familjar në Zvicër
Thirrje për Takim Familjar
Shoqata KORITA THËRRET njofton të gjithë bashkëfshatarët nga fshati Koritë, me banim në Zvicër, Gjermani dhe vende të tjera të diasporës, se më 31 maj 2025 (e shtunë) do të organizohet një Takim Familjar në Zvicër.
Sipas të dhënave të vitit të kaluar, vetëm në Zvicër jetojnë mbi 900 banorë nga fshati Koritë, ndërsa në Gjermani vlerësohet të jetë mbi dyfishi, si dhe një pjesë e konsiderueshme ndodhet në Itali, Austri, Belgjikë e vende të tjera.
Për këtë arsye, Shoqata Korita Thërret e ka parë të domosdoshme organizimin e këtij takimi, si një mundësi për bashkim, çmallje dhe forcim të lidhjeve familjare ndërmjet bashkëfshatarëve tanë, të shpërndarë nëpër botë.
Programi i ditës do të bëhet i ditur së shpejti.
Me respekt,
Shoqata “Korita Thërret”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Shoqata edhe me faqe zyrtare në Internet, www.koritatherret.com

Bern/Koritë, me 13 Tetor 2019 Përshëndetje banorë të fshatit Koritë dhe anëtarë të Shoqatës Korita Thërret, Ju informojmë se tashmë…

Mbledhja e parë e përgjithshme e Shoqatës Korita Thërret për vitin 2019

  Bernë, me 30 Mars 2019 Në Mbledhjen e parë të Përgjithshme të kryesisë së Shoqatës Korita Therret dhe banorëve…

Ndërtohet Skenë e punuar me Gurë në stadiumin e fshatit Koritë

Bern/Koritë, me 1 Shtator 2019 Një Skenë e punuar me Gurë, është ndërtuar në stadiumin e fshatit Koritë. Ky Projekt…