27, Oct 2023
Shoqata Korita Thërret në Zvicër zgjedh kryesinë e re

Shoqata Korita Thërret me seli në Bern të Zvicrës, me 15.10.2023 e mbajti mbledhjen e radhës. Kryetari i deritanishëm i Shoqatës, Nazif Nuhiu foli për pikën e parë të rendit të ditës, për gjendjen e shoqatës dhe për disa nga punët e kryera nga kjo kryesi.

Ndërkaq, për gjendjen financiare të shoqatë Korita Thërret, foli arkëtari, Rashit Emini. Anëtari i kryesisë, Agim Demiri foli edhe për menaxhimin e klubit të shoqatës Korita Thërret. Më pas nga koritasit e pranishëm, vazhdoi diskutimi për zgjedhjen e kryesisë së re, pasi largimit të kryesisë së vjetër.

Më pas nga koritasit e pranishëm, vazhdoi diskutimi për zgjedhjen e kryesisë së re, pasi largimit të kryesisë së vjetër, si dhe për rolin e kësaj shoqate që vitin e ardhshëm i mbush 10-të vjet nga themelimi.

Pas shumë diskutimesh, për Kryesi të Shoqatës Korita Thërret në mbledhjen e mbajtur te 15.10.2023, u zgjodhën shtatë anëtarët e kryesisë: Xhemail Ismani, Shpend Sallai, Myrtezan Arifi, Havzi Selimi, Fekret Muharemi, Habi Jusufi dhe Agim Demiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Me 16 Shkurt 2020 hape lokali i Shoqatës Korita Thërret

Të nderuar koritas dhe anëtarë me banim në Zvicër, JU ftojmë të merrni pjesë në hapjen e klubit/lokalit të Shoqatës…

Urime për Festën e Sakrificës

Urime për Festën e Sakrificës nga SHOQATA KORITA THËRRET 28.06.2023

(Video) Shoqata “Korita Thërret” ndan 100 Pako ushqimore për familjet në nevojë

Bern, me 28 Prill 2020 KORITASIT GJITHMONË I KUJTOJNË SKAMNORËT PËR RAMAZAN Të nderuar anëtarë të Shoqatës Korita Thërret, JU…