23, Sep 2019
Ftesë për pjesëmarrje në Mbledhje me datë 26.10.2019

Ftesë për pjesëmarrje në Mbledhje

Të nderuar banorë të fshatit Koritë që jetoni në Zvicër,

Ju ftojmë të merrni pjesë në Mbledhjen e përbashkët vjetore me kryesinë e Shoqatës Korita Thërret, ku do të bashkëbisedohet për punët dhe projektet e kryera gjatë vitit 2019-të, do të raportohet për gjendjen e shoqatës, do të bashkëbisedohet dhe vendoset për punët që do ti kryejmë gjatë vitit të ardhshëm.

Për propozimet dhe mendimet e sicilit do të diskutohet në Mbledhje dhe do të vendosen me shumicë e votës së të pranishmëve.

Gjithashtu, si pikë e rendit të ditës do të jenë edhe ndryshimet në Kryesi.

Të mirëseardhur janë personat që kanë vullnet, dëshirë dhe gatishmëri që me idetë dhe risitë e tyre, të kontribuojnë në zhvillimin e Shoqatës Korita Thërret.

Mbledhja do të mbahet të shtunën me 26 Tetor 2019 nga ora 20:00, në lokalin në adresën Freiburgstrasse 524, 3172 në Bern.

Me respekt,Kryesia e Shoqatës Korita Thërret në Zvicër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Mirë se vini në manifestimin, Korita Feston 2023

Miq të nderuar kudo që ndodheni, Me kënaqësinë më të madhe Ju ftojmë që të merrni pjesë në manifestimin tashmë…

Ftesë, Manifestimi Tradicional KORITA FESTON

  Ftojmë banorët e Koritës dhe të gjithë ata banorë që janë me rrënjë dhe prejardhje nga ky fshat, kudo…

Aksion humanitar për mbledhjen e mjeteve financiare për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Njoftim Njoftohen të gjithë banorët me prejardhje nga fshati Koritë, me banim në Hamburg të Gjermanisë, se Shoqata Korita Thërret…