ANËTARËSIA 2026

Të nderuar bashkëfshatarë të fshatit Koritë,

Ju njoftojmë se ka filluar procesi i anëtarësimit për vitin 2026 në Shoqatën “Korita Thërret”.

Anëtarësimi dhe pagesa e anëtarësisë janë një kontribut i rëndësishëm për vazhdimin e aktiviteteve dhe realizimin e projekteve të shoqatës në fushat kulturore, sociale dhe humanitare në dobi të fshatit tonë Koritë.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e shoqatës dhe të kontribuoni së bashku për të mirën e përbashkët.

Për çdo informacion shtesë, mund të kontaktoni Kryesinë e Shoqatës.

Pagesa në Zvicër mund të bëhet edhe nëpërmes TWINT :
https://pay.raisenow.io/nqmrm

Ju falënderojmë për mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj!

Me respekt,
Kryesia e Shoqatës “Korita Thërret”

Publikime të ngjashme