12, Dec 2023
“LOS BLANCOS” fitues të turneut Korita Thërret 2023

Përshëndetje të nderuar bashkëfshatarë, ekipe pjesëmarrëse, sponsorë dhe miq të ngjarjes së mrekullueshme sportive, turneut të parë në futboll të vogël të organizuar nga Shoqata Korita Thërret.

Pas mbarimit të këtij turneu, dua të shpreh një falënderim të ngrohtë për të gjithë ju që ishit në Turne.

Kjo ka qenë një ngjarje e jashtëzakonshme e ndarjes së emocioneve, talentit futbollistik, edukatës sportive dhe solidaritetit.

Faleminderit të gjithë ekipit organizativ dhe vullnetarëve që punuan me zell për të bërë këtë turne që përfundoi me një sukses të madh.

Faleminderit të gjithë skuadrave pjesëmarrëse që dhuruan një kontribut të jashtëzakonshëm duke sjellë pasionin, kulturë dhe edukatë sportive si dhe rivalitet në lojë.

Fituesve të turneut „LOS BLANCOS“ nën udhëheqjen e Emin Shaqirit, iu shprehim uratat tona.

Respekt dhe falënderim shkon edhe për Sponsorët tanë që e mundësuan realizimin e kësaj ngjarje të mrekullueshëm.

Falënderim të veçantë edhe për të gjithë mysafirët tanë, që kanë bërë këtë turne një festë të vërtetë futbolli. Kujtimet që krijuam së bashku do të mbeten të paharrueshme për të gjithë.

Në emër të kryesisë së shoqatës, të gjithëve për gjithçka, me dëshirë për organizime tjera të tilla në të ardhmen. Suksese për të gjithë dhe faleminderit që na dhuruat emocione.

Me respekt,

Xhemail Ismani

Kryetar i Shoqatës Korita Thërret

Bern, Dhjetor 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Paguani anëtarësinë dhe jepni sugjerime, ide për projektet e vitit 2026

Të dashur Koritas kudo që ndodheni, Korita nuk është vetëm fshat. Korita është rrënja jonë. Është kujtimi i tokës ku…

Ju ftojmë të paraqisni sugjerime apo propozime të reja për projekte për vitin 2025

Të nderuar bashkëfshatarë të fshatit Koritë, Vitit 2024 po i afrohet fundi dhe, siç jeni në dijeni, në fillim të…