27, May 2024
Do të realizohet projekti pushimorja te bunari i Xhemes

Përshëndetje të nderuar bashkfshatarë.

Në fillim të këtij viti u lajmëruam për projektet e vitit 2024.

Një ndër këto projekte është edhe pushimorja te bunari i Xhemes (te bunari i qelbet).

Pas marrjes së tri ofertave vendosëm që punën për realizimin e këtij projekti ta kryeje një person i besueshëm, serioz dhe më i lirë në krahasim me ofertat tjera.

Ndërtimi i pushimores sipas planit që ja kemi dorëzuar realizuesit të projektit do të kushtoje 5’700.- EU

Në ketë ofertë nuk janë të përfshira tavolinat, ulëset dhe grilli.

Për ta realizuar këtë projekt kryesia e shoqatës ka rënë dakord që *pushimorja* të ndërtohet nga bëmirës (donatorë) që të mos e prekim fondin e shoqatës.

Prandaj, ju bëjmë thirrje gjith Koritasve që të përkrahin këtë projekt me aq mundësi sa kanë.

Të interesuarit për donacione mund ti paguajnë me fletpagesën e Fondit të shoqatës ose të kontaktojnë kryesinë e Shoqatës „KORITA THËRRET“.

Në vijim do ju prezantojmë projektin e pushimores.

Me respekt

Këtu keni linkun për donacion me Twint

https://donate.raisenow.io/mhkvq

Kryesia e shoqtës „KORITA THËRRET“

Kryetari Xhemail Ismani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Kryesia e Shoqatës Korita Thërret viziton koritasit në Sellarcë

Një vizitë në Fshatin Sellarcë. Ishte nderë i veçantë të takojmë Koritasit (bashkëfshatarët) tanë që jetojnë me shumë se një…

Lyhet komplet Xhamia e fshatit Koritë dhe ndriçohet Minarja

Raporti financiar për projektin për lyerjen e xhamisë së fshatit Koritë, brenda dhe jashtë si dhe ndriçimin e Minares Realizues…

Shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë pjesëmarrësit që manifestimin Korita Feston

Të nderuar bashkfshatarë dhe musafir. Pas përfundimit të festës KORITA FESTON, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për…