Exemple

U mbajt Mbledhja e parë pas Manifestimit KORITA FESTON 2017

Kryesia e Shoqatës KORITA THËRRET në Zvicër, në përbërje të plotë mbajti Mbledhjen e parë pas Organizimit të Manifestimit Tradicional KORITA FESTON 2017.

Në përgjithësi Manifestimi i mbajtur me 30 Korrik të Vitit 2017 është vlerësuar i mirë, sigurisht mundësi për tu përmirësuar dhe pasuruar me aktivitete dhe programe tjera në vitet e ardhshme.

Kryesia shpreh publikisht Falënderime dhe Mirënjohje për të gjithë Anëtarët, Mbështetësit dhe Përkrahësit e Shoqatës Korita Thërret, të cilët mundësojnë që të mbahet Manifestimi Tradicional dhe të krijohet një fond që do të shfrytëzohej në dobi të fshatit Koritë.

Falënderojmë për pjesëmarrje edhe Delegacionin e Komunës së Gostivarit, të kryesuar nga Kryetari, z. Nevzat Bejta.

Në këtë takim u VENDOS që me 2 Dhjetor 2017 në Bernë,
Mbledhja e radhës e Kryesisë së Shoqatës të mbahet me banorët e Koritës të cilët jetojnë në Zvicër.

Me respekt,

Kryesia e Shoqatës KORITA THËRRET
Bernë,/Zvicër, me 30 Shtator 2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *